zoom

Lajme

Erjola Doçi ka nisur një lidhje të re jashtë BBV, ja çfarë thotë vetë moderatorja…

Moderatorja Erjola Doçi ka marrë një mesazh së fundmi nga një fanse i saj jashtë shtëpisë, e cila e ka pyetur atë mbi lidhjen që ka lënë jashtë shtëpisë së “BBVIP” dhe marrëdhënien që ka me Silvi Forte.

“U prezantove si vajzë single dhe ditën që hyri Silvi na u duk si flirtim të gjithëve. Shikojmë që je ftohur me Silvin, mbase i ke bërë kankulimet më mirë”, shkruhej në ekranin e shtëpisë.

Teksa tregoi se nuk ka ndjenja për Silvin, Erjola tha se nuk është në një lidhje as jashtë shtëpisë dhe as brenda.

“E para, unë nuk jam ngrohë që të ftohem. E dyta unë jam single në gjëndje civile këtu dhe jashtë. Nëse do më shumë detaje hajde këtu para meje. Të pëlqeja Silvin ose ndonjërin këtu, do ta puthja”, tha Erjola.

Bledi Mane dhe Dea Vieri disa ditë më parë treguan se moderatorja është në një lidhje jashtë shtëpisë me një reper, i cili jeton në Gjermani, teksa thanë se ai gjithashtu është edhe shok me Bardhi Idrizin.

Megjithëse një gjë e tillë u hodh poshtë nga Erjola, ditën e sotme. /ZOOM.AL/