Aplikacion
Por Prokuroria pasi regjistroi hetimin, njoftoi se video kishte dalë para se dosja t’i transferohej asaj, sepse zarfi ishte i mbyllur.
Tashmë dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar për hetim edhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për të thelluar hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.
Dyshimet bien mbi efektivët e Policisë. Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia), me të cilen janë në proces divorci.
Ai ka dhënë shpjegime se kujt ia dorëzoi telefonin me videon, si u kryen procedurat dhe cilët ishin efektivët që bënë hetimet paraprake.
Ndërkohë, në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia.
AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin, i cili shpërndau videon e sherrit në media. /ZOOM.AL/
VOA: Zbulohet arsyeja pse kryeministri i Kosovës u thirr për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme