zoom

Lajme

Partitë Popullore Europiane, në mbrojtje të opozitës: Të respektohen të drejtat e saj

Partitë Popullore Europiane kanë dalë në mbrojtje të opozitës shqiptare, duke kërkuar respektimin e të drejtave të saj.

Duke reaguar për situatën politike në vend, faktin që asnjë seancë parlamentare nuk zhvillohet normalisht dhe për reformën elektorale për të cilën nuk është gjetur ende konsensusi, PPE kanë miratuar një rezolutë, ku bëjnë thirrje që partitë opozitare shqiptare dhe qeveria të kenë dialog konstruktiv.

Partitë Popullore Europiane mes të tjerash në rezolutë:

-Bëjnë thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës.

-Shprehin shqetësimin në lidhje me gjetjet e Raportit të Zgjedhjeve Vendore të OSBE-ODHIR 2023 dhe bën thirrje për një zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe reformës zgjedhore dhe për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

-Theksojnë se neglizhimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

-Dënojnë ashpër veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti etnik dhe ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, të cilat bien ndesh me vlerat europiane.