zoom

Politikë

Padia në Kushtetuese, Tabaku kërkon mbështetje edhe nga profesionet e lira: Sistem i korruptuar!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përsëri sot në lidhje me ligjin abuziv të mazhorancës, që kërkon të taksojë profesionet e lira me 23%.

Ligjvënësja e PD, një ditë pasi dorëzoi në Kushtetuese padinë për ta rrëzuar ligjin e taksave dhe të zonave të mbrojtura, bëri edhe një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Tabakut:

“Një sistem i korruptuar takson padrejtësisht 95% të shqiptarëve!

💪 Bashkë mund ta rrëzojmë!

🤝Ftoj gjithë avokatët, noterët, kontabilistët, mjekët dhe të tjerë që të na bashkohen me padinë e dorëzuar në GJK.

✌️Ne mund t’ia dalim të rrëzojmë një ligj që promovon padrejtësinë!

Sistemi i taksave i vendosur në këto dhjetë vitet e fundit është sistemi më i padrejtë i ngritur jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në gjithë Europën. Sistem i cili takson punën. Sistem i cili takson pakicën. Sistem i cili jep favore atyre që nuk paguajnë më shumë, atyre që paguajnë më pak dhe nga ana tjetër ka ngarkuar më shumë 95% të popullsisë që paguajnë më shumë taksa. Por taksat më të padrejta janë ato mbi shtresën e mesme.

Sot, 30 mijë profesionistë të lirë paguajnë taksën e pandershme të tatimit mbi punën e tyre. A duhet në një ekonomi të paguajmë të gjithë taksa? Po! Po ku është ndershmëria që një profesionistë i lirë me një biznes të vogël që punon me ndershmëri duhet të paguajë më shumë se sa është ndershmëria e këtij sistemi kur një profesionist i lirë paguan taksën e lirë 15-23% kur hotelet me 5 yje, ato që ndërtojnë kanë favore fiskale?

Ky sistem i padrejtë është në themel të çdo gjëje që po ndodh sot në ejonominë tonë; i largimit masiv të trurit, të shpopullimit të vendit, i mbitaksimit të padrejtë. I çdo gjëje që ndodh sot në ekonomi. I mungesës së konkurencës dhe me padinë që dërguam dje në Gjykatën Kushtetuese ne mund ta rrëzojmë atë spse institucionet dhe politika mund të bëjnë realisht ndryshim.

Kështu që për këtë arsye i bëj thirrje 30 mijë profesionistëve të ndershëm, avokatëve, noterëve, mjekëve, farmacistëve. Kujtdo! Kontabilistëve! Që të bëhen palë në këtë padi e ti themi jo këtij sistemi i cili nuk promovon meritokracinë, i cili nuk promovon punën. Por promovon pakicën. Promovon oligarkinë”. /ZOOM.AL/