zoom

Politikë

Salianji për tërheqjen e Amnistisë Penale nga PS: U prishën pazaret me Lulzim Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe tërheqjen nga rendi i ditës i “Amnistisë Penale”.

Ai tha se ky hap u hodh pas një “prishje pazari” mes qeverisë dhe Lulzim Bashës.

“Tërheqja e “Amnistisë Penale” nga seanca e sotme., është një dakordësi apo pazar i prishur me Bashën çoi në tërheqjen e Amnistisë Penale. PR ligji që ka mbërritur në Kuvend, shmang atë që duhet të kenë amnistinë.

Nuk janë falje që nisin nga emra të përveçëm por është një kujdes i sovranit që në momente të caktuara të amnistohen grup qytetarësh të cilët nuk kanë kryer krime të rënda”, tha ai për “News24”.

Më tej theksoi: “Unë kam bërë një amendament që nuk u mor parasysh që të mos përfitojnë deputetët apo ish- deputetët.

Projektligji është bërë duke menduar si të shmangim persona të caktuar.

Nuk i arritën 84 vota ndryshe do të kalonte sot.

Nëse do kishte parime dhe do ishte një amnisti që do përfitonin qytetarët, është detyrim i kuvendit që të lehtësojë barrën e familjarëve që prisnin amnistimin”. /ZOOM.AL/