Aplikacion
Edhe pse transmetuesi publik izraelit KAN nuk specifikoi se cilës kompani i përkasin vaksinat, Tel Avivi ka blerë më herët vaksinat Pfizer-BioNTech.
Më 18 qershor, Izraeli ra dakord të dërgojë të paktën 1 milion vaksina Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 tek Autoriteti Palestinez nën një marrëveshje, në të cilën autoriteti do të transferonte një sasi ekuivalente të dozave në Izrael nga sasia e tij e blerë nga Pfizer, e planifikuar të merret në shtator ose tetor.
Megjithatë, Autoriteti Palestinez anuloi marrëveshjen sepse dozat nga Izraeli dukej se kishin skaduar dhe nuk plotësonin kriteret teknike të Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia e koronavirusit ka marrë mbi 3,92 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, me më shumë se 181,3 milionë raste të raportuara në gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA.