zoom

Aktualitet

Arrestohet shqiptarja, pjesë e skemës së prostitucionit në Greqi – Trafikonte të mitura (EMRI)

Policia greke shkatërroi një rrjet prostitucioni në Athinë, pjesë e së cilës ishin një shqiptare dhe dy grekë.

31-vjeçarja Lorela Kapaj, 34-vjeçari Stefanos Nestoras dhe 55-vjeçari Dhorgjiaqis Petros trafikonin vajza të mitura, duke postuar foto e video të tyret erotike në një faqe online dhe duke ju lënë takime me klientë.

Dy vajzat e trafikuara janë një 15-vjeçare greke Th. Dh. dhe një e mitur shqiptare M.L..

Skemën e prostitucionit, sipas mediave greke, e nisi 31-vjeçarja shqiptarja, që trafikoi një 13-vjeçare në vitin 2022, duke marrë lekët prej saj.

Më pas, ajo ia kaloi të miturën 33-vjeçarit grek, i cili i premtoi se do t’i gjente “klientët e pasur”.

Së bashku me një 15-vjeçare, 13-vjeçarja në periudhën korrik-gusht të vitit 2023, kryen marrëdhënie seksuale me 55-vjeçarin grek, po ashtu i arrestuar si pjesë e rrjetit.

Ai pagoi për secilën prej të miturave nga 100 euro.

Gjatë operacionit, policia gjeti në shtëpinë e tij dhe të 33-vjeçarit tjetër të arrestuar prova digjitale për rrjetin e prostitucionit dhe një pistoletë.

Shqiptarja nga ana tjetër, sipas mediave greke, ka mohuar akuzat.