zoom

Slider

Dua Lipa ndahet nga ish i dashuri i Rita Orës

Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore. 

Këngëtarja konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, ish të dashurin e Rita Orës në muajin mars të këtij viti.

Konfirimi erdhi pasi dyshja u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent .

Megjithatë, tani raportohet se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 8 muajsh së bashku.

Këngëtarja ka vendosur që dëshiron të përqendrohet vetëm tek muzika, përpara publikimit të albumit të saj të tretë. 

Dyshja u panë për herë të fundit së bashku muajin e kaluar, teksa darkës iu bashkua edhe vëllai i këngëtares, Gjini.