zoom

Aktualitet

Dosja SKY ECC, SPAK nis hetimet edhe për Elvana Gjatën. Këngëtarja u përmend për 500 mijë euro!

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime edhe për këngëtaren Elvana Gjata, e cila përmendet në përgjimet e dosjes së bujshme SKY ECC. Gjatë ditës së sotme SPAK bëri me dije se ka nisur hetimet për të gjithë personat që përmenden në biseda, me qëllim sqarimin e pozicionit ligjor dhe juridik të tyre.

Dokumenti i në foto shpjegon nisjen e hetimeve në bllok, mes tyre edhe Gjata. Shkresa e firmosur nga kreu i organit, Altin Dumani

Kjo procedurë, menjëherë pas publikimit të mesazheve të sjella nga Franca dhe Belgjika dhe që bënin fjalë për trafikun e drogës së grupeve shqiptare.

Në biseda përmendet kalimi i një shume prej 500 mijë euro në llogarinë e këngëtares, e cila është njëkohësisht e fejuara e të kërkuarit si kreu i kartelit të kokainës, Ervin Mata. Mes të ndaluarve janë dhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni, ish-shefi i Komisariatit në Kombinat. /ZOOM.AL/