Aplikacion
Por cilat janë kompanitë që po fusin më shumë para në xhepat e këtij grupi?
Nga të dhënat e siguruara nga Zoom.al, kompania më fitimprurëse është “Tirana International Airport”, koncesioni që Kastrati e ka marrë për 20 vjet. Xhiroja Vjetore rezulton të jetë 69.7 milionë euro, ndërsa Fitimi Takues është 25.7 milionë euro.
Kompania e dytë në radhë përsa u përket fitimeve është “Kastrati Group sha” që zotëron pjesën më të madhe të tregut të hidrokarbureve. Ajo ka bërë një xhiro vjetore prej 786.3 milionë eurosh dhe ka fituar 14.8 milionë euro.
Vendin e tretë për të ardhurat e zë kompania e siguracioneve, “Albsig”. Të dhënat tatimore tregojnë se ajo ka bërë një xhiro vjetore prej 26.1 milionë eurosh dhe ka sjellë 2.5 milionë euro fitime.
Një tjetër koncesion zë vendin e katërt në listë. Bëhet fjalë për portin e mallrave “MBM” në Porto Romano. Nga 7.1 milionë euro xhiro, ka fituar 1.4 milionë euro.
Albanian Aviation Managment, që lidhet me koncesionin e Aeroportit të Tiranës duke ofruar shërbime të operimit dhe menaxhimit të aeroportit, është në vendin e pestë. Kjo kompani ka një xhiro vjetore prej 2.4 milionë eurosh dhe një fitim prej 1.7 milionë eurosh.
Një tjetër koncesion qëndron në krye të listës përsa u përket fitimeve të “Grupit Kastrati”. Bëhet fjalë për traun e vendosur në Rrugën e Kombit. Albanian Higëay Concession ka sjellë 594 mijë euro fitime për Kastratin, nga një xhiro prej 9.2 milionë eurosh.
“Kastrati Group” zotëron drejpërdrejtë apo indirekt edhe kompani të tjera, si Tenet, Continental Group, Auto Star Albania, Albsig Jetë, Kastrati Hotels & Tower, Kast & Gas, Albania Gas Tech, Adriatic Bay Investment Group, International Real Ivestment, Kastrati Aviation Holding, KST Advertising, Mak Albania, Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë, Marina Limioni, Marina Bay Saranda, Kastrati Construction apo New Global Investment Solution.
AEROPORTI I TIRANËS, BIZNESI I ARTË I “KASTRATI GROUP”
“Tirana International Airport”, siç rezulton nga shifrat e mësipërme, përbën aktivitetin më fitimprurës të “Kastrati Group”.
Kastrati e bleu koncesionin e Aeroportit në dhjetor të vitit 2020, për 71 milionë euro nga kompania “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”.
Në atë kohë, kontrata kishte edhe 7 vjet afat. Por qeveria Rama vendosi t’ia shtyjë kontratën koncesionare Kastratit edhe për plot 13 vjet të tjera, duke e çuar në 20 vjet, me justifikimin se këto vite do t’i duheshin për të kryer disa investime në vlerën e 100 milionë eurove dhe për të marrë mbrapsht fitimin.
Por shifrat e fitimeve të marra në 2021 dhe 2022 dhe parashikimet për vitin 2023 po tregojnë që shtyrja e kontratës ishte e panevojshme, duke shtuar dyshimet se ajo është bërë vetëm për interesa të kompanisë “Kastrati Group”.
Me një mesatare prej 25 milionë eurosh fitim në vit, për 7 vitet e mbetura të kontratës “Kastrati” do të fitonte 175 milionë euro. Pas shlyerjes së 70 milionëve që shpenzoi për blerjen grupi do të kishte arkëtuar 105 milionë fitime neto.
Në 13 vitet e kontratës që i shtoi qeveria Rama fitimet përllogaritet të jenë në vlerën e të paktën 500 milionë eurove.
Kompania koncesionare, sipas kontratës së miratuar me ligj të posaçëm në paralment, do të duhet të kryejë 100 milionë euro investime. Investimet parashikonin ndërtimin e një terminali të ri, por në vend të kësaj Kastrati ka ndarë në dysh terminalin ekzistues. Investimi, sipas disa ekspertëve të kontaktuar nga Zoom.al nuk i tejkalon 35 milionë eurot në tërësi.
Por edhe nëse do të kishte kryejë realisht 100 milionë euro investime, 20 vitet e kontratës përkthehen në 500 milionë euro fitime, nëse fitimi vjetor do të përllogaritet në 25 milionë euro në vit, referuar vitit 2022.
Por viti 2022 nuk ishte më i miri për Aeroportin e Tiranës. Ai regjistroi afro 5.2 milionë pasagjerë, ndërsa këtë vit shifra përllogaritet në afro 7 milionë. Kështu që fitimi pritet të jetë më i lartë.
Shifrat e fitimeve do të duhej të ishin pjesë e një kronike të zakonshme ekonomike, por për shkak se bëhet fjalë për një kontratë koncesionare, ato hedhin ngrejnë të forta mbi arsyet e kohëzgjatjes së kontratës koncesionare me 20 vjet. /Zoom.al