Aplikacion
Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit”. Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.
“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohen duke thënë. Viktima qëndron në një pellg me gjak i shtrirë në dysheme, në krahët e një personi. Por pavarësisht se ata kanë shkelmuar derën dhe goditur dyert, askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre, derisa policia mbërriti në vendngjarje. Megjithatë, edhe pse dera është hapur shqiptari nuk është pranua në klinikë dhe është transportuar në një spital tjetër aty pranë, por iu është dorëzuar plagëve të marra disa minuta më vonë.
Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada. /ZOOM.AL/
Guayaquil , se confirma que el ciudadano que murió tras ser víctima de sicarios en los exteriores del hospital Luis Vernaza era de nacionalidad Albanesa .. pic.twitter.com/hRUxuwN372
— Noticias Virales (@NotiViralesEc) November 10, 2023
Berisha: Salianji sot, i vetmi në Europë i burgosur, se denoncoi vëllain trafikant të Fatmir Xhafa