Aplikacion
Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht shkeljet nga Kastrati Group në aeroportin e Rinasit si edhe ka analizuar nevojën e rinegociimit të kontratës.
Së fundmi, pas kërkesës për informacion të Zoom.al drejtuar ministrisë së Financave, përgjigja erdhi, por njësoj si çdo përgjigje tjetër nga qeveria, ishte boshe.
Pyetjet e Zoom.al
Përgjigja e ministrisë së Financave
Zoom.al, mbështetur në shifra ngre pyetjet nëse kontrata e aeroportit do të rinegociohet, pasi të ardhurat e synuara janë përmbushur, si edhe për afatet e investimeve që Kastrati duhet të kryejë në aeroport.
Për pesë pyetje, MFE përgjigjet me një paragraf ku thotë të njëjtën gjë me fjalë të ndryshime: “Detajet e marrëveshjes janë në kontratë”.