Aplikacion
Cana theksoi se me kalimin e kohës, niveli i saj i xhelozisë ka ndryshuar, ka kaluar nga tmerrësisht xheloze në shumë xheloze.
Megjithatë, Lorik Cana shtoi se vetë ai nuk është xheloz për partneren dhe është shumë liberal.
“Ka qenë një mbështetëse dhe krah i rëndësishëm për mua. Monika ka qenë tmerrësisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze. Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove,”- u shpreh ai në emisionin “Më lër të flas”.
I pyetur nëse do të bëhet trajner, ish-mbrojtësi kuqezi u shpreh se “nuk është në planet e mia, s’është për mua”.
“Nuk kam zgjedhur karrierë trajneri, apo drejtuesi, sepse do ishte e pamundur të menaxhoj kohën. Nuk është absolutisht jo në planet e mia të jem trajner futbolli, nuk është për mua. Djali flet mirë shqip dhe kupton, por përton të flasë sepse kur u rrit kaloi 3 vite këtu dhe kjo e ndihmoi me gjuhën. Ndërsa Enkeledës i flas shqip, por në shkollë bën anglisht dhe italisht. Kur i flas shqip, ma kthen në anglisht,”- rrëfeu ai./ Zoom.al