zoom

Aktualitet

E dashura e Laert Haxhisë në pranga për vrasje, kërcënohet familja e saj

Familja e të vetmes vajzë të arrestuar nga operacioni “Never Forget”, Klea Gjata është kërcënuar nga familjarët e viktimave.

Ajo u arrestua në sajë të deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani që çoi pas hekurave 12 persona.

27-vjeçarja nga Lushnjq dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

Akuzat që rëndojnë ndaj saj janë: “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”

Lajmi është konfirmuar nga avokati, Detar Hysi.

Ky i fundit thotë se policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë verifikuar dhe konfirmuar deklaratat e një të penduari brenda 3 ditësh.

Ai bën apel që te merren masat ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Artan Tafani rrëfeu me dhjetëra ngjarje kriminale dhe zbardhi 6 vrasje, të gjitha këto të kryera nga grupi i Laert Haxhisë.