Aplikacion
Gjatë debateve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Peleshi iu përgjigj kështu pyetjes që iu bë në lidhje me avionin privat të kryeministrit Rama, duke thënë se lidhet me dinjitetin e një shteti dhe jo me situatën e zjarreve. Ndërsa deklaroi se për vende si Shqipëria nuk ia vlen të investojë 50 milionë euro për një avion për shuarjen e zjarreve, duke shtuar edhe kostot e mirëmbajtjes.
“Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes nëse duhet një charter qeveritar. Është një pyetje retorike. Po flasim për emergjencat. Charter-i ka lidhje me dinjitetin e një shtetit, ndërsa helikopterët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”, tha Peleshi.