Aplikacion
Në vazhdimësi ai ka përdorur avionin luksoz qeveritar “Ismaili” i cili është marrë në përdorim nëpërmjet një kontrate secrete të arritur me kompaninë “Air Albania”.
Udhëtimi i fundit me këtë avion ishte vetëm para pak ditësh, ku Rama fluturoi drejt Polonisë nga ku vijoi vizitën e tij në Ukrainë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
I gjendur përballë kritikave të mediave dhe më pak edhe të opozitës për shpenzimet marramëndëse që kërkohen për udhëtimet me avionin luksos, kreu i qeverisë duket se ka vendosur të shfaqet ndryshe, si një njeri i zakonshëm.
Ai ka udhëtuar sot drejt Francës së bashku me djalin e tij Zahon, por kësaj here me një avion të një linje Tiranë-Paris.
Me vete kësaj here kishte marrë edhe djalin e tij, Zahon, ndërsa ishte kujdesur që nëpërmjet “paparacëve të rastësishëm” të përvillte imazhet e tij në media, duke u shfaqur një kryeministër i lirë dhe që mendon për popullin, ndryshe nga sa e paraqesin mediat opozitare.
Rama shihet teksa mban prej dore djalin e tij të vogël, i cili mban në shpinë në çantë sporti.
Në dy vitet e fundit kryeministri Edi Rama ka kryer rreth 100 fluturime me avionin luksoz qeveritar, duke e ngarkuar buxhetin e shtetit me një barrë të madhe financiare.
Zoom.al, referuar agjencive të specializuara, përllogariti një kosto mes 11 dhe 15 mijë eurosh për çdo orë fluturim të avionit TC-ANA, Airbus A319-115.
Një shumë e konsiderueshme kjo për një vend si Shqipëria ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj dhe ku pensioni mesatar nuk i kalon 100 euro.
Aq më shumë që shpenzime të tilla maramëndëse vijnë në një kohë kur, edhe Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera anemban botës, po përballet me një nga krizat më të mëdha të çmimeve të dekadave të fundit.
Media sociale kanë publikuar ditët e fundit një faturë prej 3.3 milionë euro që shteti shqiptar u ka aeroporteve dhe kompanive të mirëmbajtjes për fluturimet që ka bërë kryeministri Edi Rama nëpër botë.
Sipas këtyre mediave detyrimi 3.3 milionë Euro është vetëm për periudhën nëntor 2018- dhjetor 2021 dhe përfshinë taksat e kalimit në hapësirat ajrore të shteteve përkatës, tarifa e uljes dhe parkimit, shërbimet kargo, kontrollet teknike rutinë, shërbime ndaj kryeministrit Rama, ministrave, drejtorëve e gazetarëve që ka marrë me vete, si dhe furnizimi me karburant në aeroportet tranzite e destinacionet fundore. Kryeministria nuk i ka bërë asnjëherë publike faturat. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që i paguan ato, ka refuzuar kërkesat e mediave dhe të opozitës për transparencë./ Zoom.al
Berisha: Mobilizim të jashtëzakonshëm që Tirana me datë 26 të jetë e qytetarëve, jo të qeverisë