zoom

Aktualitet

Plagosje me armë në Durrës, në kërkim autori

Një sherr i nisur për motive banale në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 31-vjeçari. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur në lagjen nr.1 dhe 31-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.