Aplikacion
Spears, tha muajin e kaluar se ishte në pritje të një fëmije me të fejuarin Sam Asghari, ajo vendosi të bënte një test shtatzanie pasi e gjeti veten duke shtuar në peshë. Por në një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi se çifti e ka humbur “fëmijën e tyre të mrekullisë”.
“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind”, thuhet në deklaratën e saj. “Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më tej në shtatzëni, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë.”
Deklarata e saj vazhdoi duke thënë se ajo dhe Asghari do të vazhdojnë të përpiqen “të zgjerojnë familjen e tyre të bukur”, por kërkuan privatësi ndërsa përballojnë humbjen e madhe. “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur. Faleminderit për mbështetjen tuaj.”/L.K
/Zoom.al