zoom

Të gjitha

Mamaja e Chris Rock flet pas incidentit/ Shuplaka na goditi të gjithëve

Nëna e Chris Rock ka folur për incidentin në të cilin ishte përfshirë djali i saj dhe Will Smith. Rose Rock në një intervistë për stacionin lokal të lajmeve të Karolnës së Jugut WIS-TV diskutoi për momentin kur Smith doli në skenën e Oscars dhe goditi Chrisin, duke iu kundërpërgjigjur një shakaje që ai bëri për kokën e rruar të gruas së Smithit, Jada Pinkett Smith, shkruan The People.

“Kur ai goditi Chrisin, na goditi të gjithëve. Ai vërtetë më goditi mua. Sepse kur dikush e lëndon fëmijën tim, ai më lëndon mua. Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij”, ka thënë ajo.

Pas paraqitjes së parë pas skandalit, Chris tha se ende është duke e procesuar se çfarë realisht ka ndodhur, duke shtuar se “ndoshta do të flas për audiencën dhe fansat në një moment tjetër më serioz”, ka thënë ai./L.K

/Zoom.al