Aplikacion
Më së shumti ai u ndikua nga çmimet e transportit me 12.8% dhe të ushqimeve me 9.3%. Në mars, inflacioni i matur nga INSTAT rezultoi po 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi prej 3% i vendosur nga Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të INSTAT rritja më e madhe e çmimeve vërehet gjithashtu edhe në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.3 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.1 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2.0 %, “Komunikimi” me 1.8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1.2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.0 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0.9 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0.2 %.
Në mars, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2.4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 6.2 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.6 %.
Ministrja e Financave dhe Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, kanë lajmëruar për një zgjatje të inflacionit, por në një mesatare të 4.5%. Inflacioni në shtetet e Europës është ndikuar ndjeshëm nga shtrenjtimi i energjisë dhe gazit.
Në Spanjë, sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria spanjolle më 30 mars, inflacioni u rrit në 9.8 për qind në mars nga 7.6 sa ishte në shkurt.