zoom

Slider

80 plumba! Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në mes të Shkupit

Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në natën e fundit të muajit të Ramazanit, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sikurse saportojnë mediet në shtetin fqinj, bëhet fjalë për biznesmenin shqiptar, Kamer Idrizi, 43 vjeç.

Ndërkohë, nga sulmi ka mbetur i plagosur rëndë edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar, i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenin, në zonën e Butel të Shkupit.

Vrasja ndodhi vonë në mbrëmje, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”. Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf”, në të cilën ndodheshin dy personat. Informacioni është se rreth 80 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.

Biznesmeni 43-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tij u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Kamer Idrizi është një person i njohur për policinë. Ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin 2019. Siç u njoftua në atë kohë, sulmuesit ishin të armatosur me armë automatike dhe kishin kapuçë në kokë.