zoom

Stil

8 foshnje vdiqën nga mbytja. 3.3 milionë dyshekë ‘Boppy’ tërhiqen nga tregu

Kompania “Boppy” po tërheq nga tregu 3.3 milionë dyshekë të krijuar për të sapolindurit. Dysheku ka për qëllim të jetë i rehatshëm bebet, por në fakt 8 foshnje kanë gjetur vdekjen gjatë incidenteteve me të. Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumit e lidh përdorimin e këtij dysheku me vdekjen e 8 foshnjeve mes dhjetorin të 2015-ës deri në qershor të 2020-ës.

8 foshnje vdiqën nga mbytja. 3.3 milionë dyshekë

Tërheqja po bëhet për të gjitha modelet e prodhuara nga kompania dhe janë mbi 3.3 milionë në treg.

“Foshnjat janë mbytur pasi janë gjetur përmbysë në të”, sqaron Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumit duke shtuar se nuk ia vlen të lihet më në treg.

Kurse vetë kompania sqaron se askush nuk i ka siguruar prindërit që ta lënë fëmijën vetëm në këtë dyshek, pa mbikëqyrje.

Produkti popullor shitej në SHBA, Kanada dhe online që prej vitit 2004 deri të mërkurën e kësaj jave.

Njëherësh këshillohen të gjithë ata që e kanë një të tillë në shtëpi, të mos e përdorin më dhe të kontaktojnë me kompaninë për rimbursim. / Tirana Post