zoom

Bota

7 të vdekur në Hong Kong nga infeksioni bakterial i peshkut të tregjeve

Ekspertët mjekësore dhe të ushqimeve të detit në Hong Kong kanë paralajmëruar popullatën të mos prekin me dorë peshqit e ujërave të ëmbla nëpër tregje pas zbulimit të 79 rasteve të bakterit Streptococcus B në shtator dhe tetor. Lajmi vjen pas shtatë rasteve vdekjesh të lidhura me bakterin.
Instituti shëndetësor i vendit tha sot se ka indentifikuar një grup të afërt prej 32 të infektuarish me tipin ST283 të bakterit, mes rasteve të infektuara prej shtatorit deri më 10 tetor.

Ata thanë se kësaj jave kishte një rritje të numrit të të infektuarve, shumica e të cilëve kanë lidhje me tregun e frutave të detit në Tsuen Wan, si dhe me një kompani në Yuen Long.

Streptokoku i grupit B , gjendet zakonisht në të brendshmet ose në rrugët urinare të poshtme të njeriut. Ai është i padëmshëm për të rriturit por mund të jetë i rrezikshëm për foshnjet, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Simptomat përfshijnë infeksione të rrugëve urinare, infeksione të gjakut, pneumoni, ose infeksione të lëkurës, kyçeve e kockave.

“Hetimet tregojnë se pacientët kishin një histori me peshkun e ujërave të ëmbla, duke përfshirë krapin, dhe ndoshta kanë prekur peshqit me duar me plagë”, thuhej në deklaratën e agjencisë qeveritare.