zoom

Aktualitet

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari i zhdukur! Prej 41 orësh vijon zjarri në qendrën tregtare

Vijon të jetë aktiv prej më shumë se 41 orësh zjarri që ra në magazinën e një qendre tregtare. Forcat e zjarrfikëses kanë hapur disa tunelë, për të ulur temperaturën në katin minus 1, atje ku ka rënë edhe vatra e zjarrit.

Ndonëse janë kryer kontrolle në këtë godinë, ende nuk kanë rënë në gjurmët e 33-vjeçarit Arjan Sala, shefi i sigurisë së kësaj godine, që hyri për të nxjerrë prej aty njerëz.

Po ashtu, Skëndaj raportoi se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të reparteve të Ushtrisë dhe të Rinasit, si dhe forca të zjarrfikëses nga Kamza.