zoom

Bota

66% efektive ndaj Covid-19, SHBA miraton vaksinën Johnson & Johnson

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar vaksinën me një dozë të vetme, Johnson & Johnson, duke u bërë vaksina e tretë që miratohet në vend.

Vaksina do te jetë një alternativë tjetër mes vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe nuk ka nevojë të mbahet në temperatura aq të ulëta si Pfizer-i. Provat e bëra treguan se vaksina ka aftësi të mira në shërimin e sëmundjes, por në rezultat të përgjithshëm ajo është 66% efektive duke përfshirë edhe rastet e moderuara.

Vaksina Johnson & Johnson është prodhuar nga firma belge, Janssen. Kompania është dakordësuar që t’i sigurojë SHBA-së 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para do të jenë në dispozicion për SHBA- në që javën e ardhshme.