zoom

Bota

60% e rusëve refuzojnë vaksinën Sputnik V: Covid-19, armë biologjike e prodhuar artificialisht

Rusia ka prodhuar një vaksinë kundër Covid-19, Sputnik V, por duket se vetë rusët janë shumë skeptikë në lidhje me të.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti Levada Center, 60% e rusëve nuk dëshirojnë ta marrin vaksinën, shumica e tyre midis moshës 18 dhe 24 vjeç. Pjesa dërrmuese përmendën efektet anësore, përfshirë ethet dhe lodhjen, si arsyen kryesore pse ata nuk dëshironin të vaksinoheshin.

Studimi, i kryer në 1,601 njerëz në 50 rajone, zbuloi se 64 përqind e njerëzve besojnë se koronavirusi është një armë biologjike. Vendi, me rreth 145 milionë banorë, nisi një vaksinim masiv me Sputnik V në muajin dhjetor. Deri më 10 shkurt, dozën e parë e kanë marrë më shumë se dy milionë rusë.