zoom

Stil

6 vite bashkë, ish-partnerja e Amos Zaharias: Kam ende një dashuri shumë të madhe për të

Për gjashtë vite me radhë, aktori Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku jetuan një histori dashurie.

Së fundmi, Haveriku ka folur rreth raportit që ruan ende sot me Amosin pas ndarjes. Ish-banorja e “BBVKS” u shpreh se gëzon respekt për aktorin, por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë nice [mirë, bukur],”– tha Gigliola për “ABC e Mëngjesit”./ Zoom.al