zoom

Aktualitet

50% ulje për gjobat e makinës, shpejtësia në autostrada rritet në 130 km në orë

Shumica dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshmet në Kodin Rrugor.

Mes propozimeve të demokratëve të mirëpritura nga socialistet është dhe ajo për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht.

Po ashtu vlefshmëria e të gjitha patentave do të zgjatet në 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë.