zoom

Aktualitet

5 orë në pyetje, kryetari i Bashkisë së Fierit del nga SPAK

 

Armando Subashi u pyet për inceneratorin e ndërtuar në Fier

 

Ka dalë pas gati 5 orësh nga Prokuroria e Posaçme kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Ai u morr në pyetje nga prokurorët e posaçëm për inceneratorin e ndërtuar në Fier.

Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar Subashi në dëshminë e tij, por fakti që ai u morr në pyetje për afro 5 orë tregon se SPAK ka nisur seriozisht hetimet lidhur edhe për këtë incinerator.

Në SPAK është marrë sot në pyetje edhe deputeti Alqi Bllako, i cili gjatë kohës së dhënies së koncensioneve të inceneratorëve ka qenë Sekretar i Përgjithshëm I Ministrisë së Mjedisit.