zoom

Politikë

5 Maji, Meta: Sot është dita e Qemal Stafës

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar Ditën e Dëshmorëve. Meta shpreh mirënjohje dhe respekt për Dëshmorët e Atdheut të çdo epoke.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë.

Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta.