E hënë, 15 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Lifestyle

5 këshilla të thjeshta! Si ta zhvillojmë më shumë intuitën?

04/03/2021
in Lifestyle
0
5 këshilla të thjeshta! Si ta zhvillojmë më shumë intuitën?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë është saktësisht intuita? Ju mund të besoni se është një forcë e mbinatyrshme, ose thjesht truri që analizon faktet në një nivel tjetër dhe ju dërgon “shenja” bazuar në atë analizë. Sido që të jetë, nuk mund të mohohet që intuita është një forcë e fuqishme në botën e biznesit dhe jo vetëm. Donald Trump dhe Conrad Hilton janë vetëm dy nga ikonat e biznesit që janë mbështetur në intuitë për t’i ndihmuar ata të marrin vendime më të zgjuara biznesi.

Intuita shumë e zhvilluar është një “armë e fshehtë”, thotë Judith Orloff, profesoreshë e psikiatrisë. “Kjo ju jep të gjitha llojet e informacioneve që normalisht nuk do t’i kishit. Nuk është analizimi i trurit, por njohuri jolineare. Është një lloj i dytë i inteligjencës. Ju do donit t’i përdorni të dyja.”

Po nëse jeni dikush që varet vetëm nga analiza dhe jo shumë intuitiv? Asgjë për t’u shqetësuar. Ka teknika të thjeshta që mund të përdorni për të zhvilluar intuitën tuaj dhe për të filluar të dëgjoni më mirë veten.

Njerëzit mund të zhvillojnë intuitën e tyre edhe nëse mendojnë se nuk e kanë”, shprehet Orloff. “Në thelb, intuita është një tërësi mesazhe që vijnë nga ana e djathtë e trurit dhe të gjithë e kemi këtë anë.”

Këto janë 5 hapa të thjeshtë që mund të zhvillojnë intuitën:

1. Dëgjoni zorrën tuaj. Po, e lexuat mirë.

Amerikanët përdorin “trust your gut” – fjalë për fjalë përkthehet: “Besojini zorrës suaj”, ndërsa kuptimi i përgjithshëm: “Besojini zërit tuaj të brendshëm”.

Sidoqoftë, këtu e kemi fjalën për zorrët, në kuptimin e parë (dhe të dytë) të fjalës.

Besoni ose jo, sistemi juaj i tretjes mund të ndihmojë në përmirësimin e intuitës tuaj.

“Ka neurotransmetues në zorrën tuaj, kështu që nëse keni atë ndjesinë e çuditshme në bark, nuk është mirë ta injoroni”, thotë Orloff.

Përmirësoni atë aspekt të intuitës tuaj duke u konsultuar me zorrën tuaj kur keni vendime për të marrë. Për shembull, nëse po punësoni dikë, vendosni një synim para intervistës për të dëgjuar me mendjen dhe zorrën tuaj. “Vini re ndjesitë fizike në atë zonë dhe pyesni veten se si ju bën të ndiheni ky person. A ndiheni i qetë, rehat etj.

Një klient i Orloff ishte gati të hynte në një marrëveshje të madhe biznesi, por “zëri i tij i brendshëm” vazhdimisht i thoshte që të qëndronte larg. Ai vendosi të presë dhe doli se njeriu me të cilin ishte gati të shkonte në biznes ishte një mashtrues.

2. Vëzhgoni nivelet tuaja të energjisë.

Kushtojini vëmendje nëse të qenit pranë dikujt ju bën të ndiheni të lodhur apo energjik dhe të gjallë, sugjeron Orloff. Disa njerëz, thotë ajo, janë vampirë energjie që do të thithin nga jeta juaj dhe do t’ju tërheqin poshtë.

“Nëse nuk ndiheni mirë pranë dikujt, intuita po përpiqet t’ju tregojë diçka,” vëren ajo.

3. Kushtojini vëmendje momenteve të “iluminimit”

Intuita zakonisht na vjen në formën e një depërtimi. Janë ato momente kur themi “Ahaa”, teksa një llampë imagjinare po na ndriçon mbi kokë. Këto mendime dhe ide vijnë papritur, për shembull: “Duhe të telefonoj dikë. Ky person mund të më ndihmojë me projektin tim.” Kur këto momente vijnë, mos i lini t’ju ikin. Shkruajini nëse s’i realizoni dot në moment dhe ndiqini vazhdimisht.

4. Bëni një meditim tre minutësh.

“Edhe 3 minuta të qeta në ditë mund t’ju bëjnë të kontaktoni me intuitën tuaj”, thotë Orloff. Nëse edhe kjo është shumë sfiduese, të paktën qëndroni vetëm për disa çaste. Bëni një shëtitje, ose një dush të gjatë. Orloff thotë se ajo vetë e bën këtë kur dëshiron të angazhojë intuitën e saj.

“Unë kam nevojë të jem e ndarë nga njerëzit e tjerë dhe të akordohem,” shpjegon ajo.

5. Zhvilloni trurin

Ushqeni trurin me dokumentarë, libra dhe gjithçka edukuese/zhvilluese. Mund të mos i mbani mend gjithë njohuritë që merrni, por ato ruhen diku në ndërgjegjen tuaj dhe në të ardhmen, ju ndihmojnë për të marrë vendime më të mira intuitve.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Çfarë do ndodhë sot me ju? Horoskopi ditor
Lifestyle

Çfarë do ndodhë me ju? Horoskopi për sot

14/08/2022
Me 2 hapa! Si ta hiqni njollën e çokollatës nga rrobat tuaja
Lifestyle

Me 2 hapa! Si ta hiqni njollën e çokollatës nga rrobat tuaja

13/08/2022
Personat që pinë këto ilaçe nuk duhet të qëndrojnë në diell
Lifestyle

Personat që pinë këto ilaçe nuk duhet të qëndrojnë në diell

09/08/2022
Nuk mund të mendoni gjithmonë se jeni të pafat…horoskopi për sot
Lifestyle

Nga Dashi te Peshqit, çfarë do ndodhë me ju sot

06/08/2022
“Lajthit” Balenciaga, nxjerr në treg çantën si qese plehrash për këtë çmim
Lifestyle

“Lajthit” Balenciaga, nxjerr në treg çantën si qese plehrash për këtë çmim

05/08/2022
Foto/ Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më ekstravagantë të të famshmëve
Lifestyle

Foto/ Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më ekstravagantë të të famshmëve

02/08/2022
Lajm i rradhës
Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Showbizz

Stresi gati për t’i vënë ‘flakën’ konceritit ‘Alpha Show’/ Publikon foton krahë vajzës misterioze

14/08/2022
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Showbizz

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

14/08/2022
Sport

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

14/08/2022
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Bota

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

14/08/2022
Bota

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

14/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In