zoom

Slider

4 shqiptarë sulmojnë me thika policët italianë! Efektivët u shkuan për kontroll në shtëpi

Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane së fundmi për shkak se akuzohen për kundërshtim të karabinierëve si dhe për drogë.

Por si i zbuloi policia?

Mësohet se sapo policia është paraqitur në banesën e tyre ka hasur në kundërshtimin e personave të arrestuar. Madje ata kanë tentuar që të godasin me thikë policët, por që nuk ia kanë dalë dot, duke përfunduar kështu në pranga.

Pas kërkimit, policia në banesën e shqiptarëve gjeti 12 doza kokainë të ndara gati për t’u shitur, disa qese me kanabis, peshore dhe sende të tjera për paketimin e drogës.