Aplikacion
“Ish-udhëheqësi afgan i mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij me aq shumë para saqë nuk mund të futeshin dot të gjitha në helikopterin e tij, dhe ai u detyrua të lërë disa në aeroport”, ka deklaruar duke folur për RIA Novosti, zëdhënësi i ambasadës ruse në Kabul, Nikita Ishchenko, shkruan agjencia e lajmeve ruse “RT“.
“Katër makina ishin të mbushura me para. [Ata] u përpoqën t’i vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por jo të gjitha arriten t’i fusnin. Disa nga paratë i lanë përtokë në katin e katërt”, shpjegoi Nikita Ishchenko, pa dhënë hollësi se si e mori informacionin.
Ashraf Ghani u bë president i Afganistanit në shtator të vitit 2014, moment i cili shënonte herën e parë në historinë e vendit që pushteti transferohej në mënyrë demokratike.
Agjencia e lajmeve ruse “RT” vijon shkrimin e saj duke theksuar se që kur u zgjodh president i Afganistanit, “Ghani ka pasurf një marrëdhënie të ngushtë me SHBA, e cila ka derdhur gati një trilion dollarë në vend”.
Situata në Afganistan është intensifikuar në javët e fundit. Të dielën, militantët talebanë hynë në kryeqytetin e Kabulit dhe deklaruan se kishin marrë kontrollin e të gjithë vendit.
Në të njëjtën ditë, Ghani u largua nga vendi, duke pretenduar se kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte ikur për të parandaluar çdo gjakderdhje tjeter në kryeqytet.
Sipas raporteve fillestare, ai ka shkuar në Taxhikistan.