zoom

Stil

4 gabime që do t’ju çonin drejt dështimit të biznesit tuaj

Nëse po mendoni të ngrini një biznes tuajin dhe e keni marrë seriozisht si proces, duket të dini të shmangni gabimet thelbësore që bëhen përgjithësisht në fillim të rrugëtimit.

1. Mungesa e qëndrueshmërisë
Suksesi do të jetë gjithmonë i lidhur me zakonet dhe rutinën tuaj dhe nëse nuk jeni të qëndrueshëm, pasojat dihen. Kur themi qëndrueshmëri e kemi fjalën për regjimin e gjumit, dietën ushqimore dhe balancën mes jetës në punë dhe asaj personale.

2.Pavendosmëria!
Ju mund të dështoni në katër biznese para se të jeni të suksesshëm tek i pesti nëse në mënyrë konstante shihni, ndiqni dhe kërkoni të merrni përsipër biznese të reja.

3. Kur interesoheni më shumë për paratë sesa për ndikimin në afatgjatë.
Qëllimi duhet të jetë vlera e shtuar, si mund të ndikoni ndryshe në jetën e njerëzve. Duke bërë këtë, paratë do të vijnë në mënyrë të padiskutueshme.

4. Mos mendoni të tjerët gjatë rrugës suaj!
Bëjeni për vete, për askënd tjetër. “Zhdukuni për 6 muaj, punoni fort dhe do të shihni sesi 99% e problemeve që kishit më parë janë zhdukur.