zoom

Aktualitet

Ku ndodhet ekzaktësisht pallati në të cilin u shkëput ashensori

Në mesnatë, ashensori i një pallati në kryeqytet u këput teksa brenda ndodheshin 5 persona.

Ngjarja ndodhi në Astir, në kompleksin “Fratari”.

Policia tashmë ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, pasi ka dyshime se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.