zoom

Aktualitet

Ish-kreu i partisë komuniste: Hani e pini, të mirat e diktaturës që s’i kemi tani

A ka vdekur komunizmi në Shqipëri?

Për të folur për këtë temë në Emisioni “Bardh a Zi” ishin të ftuar 4 personazhe, Muharrem Xhafa, Adriana Kalaja, Idajet Beqiri dhe Murat Basha.

I pyetur nëse beson se komunizmi do të sillte një të ardhme më të mirë, ish-kryetari i Partisë Komuniste Muharrem Xhafa shprehet i bindur se “Edhe do të sillte një të ardhme më të mirë edhe duhet të sillte”.

Por cfarë të mirash kishte sistemi komunist? “Në këtë pikë, dhuna është e shumicës mbi pakicën, klasën punëtore. Vetëm të shikojnë njerëzit të mendojnë sa kombinate dhe industri ka pasur Shqipëria? Atje nuk punonin delet, por njerëzit dhe paguheshin.

Një pension i asaj kohe është më i mirë se ky sot. Mjekësia ishte pa lekë. Arsimi ishte, feja, gruaja krejt ndryshe, luftëtare dhe e emancipuar. Emancipimi dhe rritja e numrit të banorëve në Shqipëri. Vendimi ishte, hani, pini dhe kush lind fëmijë paguhej”.

Xhafa thotë se komunizmi nuk ka vdekur. “Po të ishte se kishte vdekur nuk i bëhej kjo luftë. Nuk ka vdekur” tha ai.

Avokat Idajet Beqiri shprehet se nostalgjikët e komunizmit janë në rritje. “Si regjim ka vdekur, dhuna ka vdekur, por a ka mendësi komuniste dhe a ka nostalgjikë? Do të ketë, për fat të keq tani është në rritje kjo nostalgji sepse njerëzit bëjnë bilance si ishin dhe si janë” tha Idajet Beqiri./ db/ Abcnews.al