zoom

Politikë

314 votues, por 315 vota në kuti! Pezullohet numërimi i votave në KZAZ-në 23, Durrës

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave.

Në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ-j dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur.

Grupet e punës kanë bërë ankimim te kryetari i KQZ-së.