zoom

Politikë

3 vjet burg për përleshje/ Braçe: Kryebashkiaku i Mallakastrës u dënua se i kërkoi rrogën pronarit! Çfarë idiotësh ka kjo opozitë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili rezulton i dënuar me 3 vjet burg në Greqi, dënim të cilin nuk e kishte deklaruar në KQZ.

Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, kjo mund t’i kushtojë karrierën Qerimit, edhe pse Qerimaj rezulton se ishte përfshirë në një sherr me pronarin grek, i cili nuk i kishte dhënë rrogën.

Zv.kryeministri shkruan se nuk bëhet fjalë për dënim për drogë apo trafik, por dënim pas një sherri për një të drejtë të tij.

“E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;
Por mendojeni, ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime, kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!”, shkruan Erion Braçe.

Mesazhi i Erion Braçe

Pra;
KRYETARI I BASHKISE MALLAKASTER NUK ESHTE DENUAR PER:
TRAFIK DROGE;
TRAFIK QENIESH NJEREZORE;
TRAFIK ARMESH;
TRAFIK PAS VJEDHJEVE TE MAKINAVE;
KONTRABANDE NAFTE;
NUK ESHTE DENUAR AS PER KRIJIMIN E NDONJE ORGANIZATE KRIMINALE E AS PER PERFSHIRJE NE NJE TE TILLE;
NUK ESHTE DENUAR PER PASTRIM PARASH!
Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;
Por mendojeni, ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime, kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!
E kuptoni cfare turpi eshte?!
E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?
E dini qe;

KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!
Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!
Pra kjo fare partie qe humb e humb,
sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!
Kaq e thjeshte eshte!