zoom

Aktualitet

3 ditë zie për viktimat në Tetovë! Sa persona ishin në spital momentin e tragjedisë?

Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim, që të shpallë tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid.

Ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të mos nxitojnë të publikojnë informacione të pakonfirmuara, ndërsa paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave.

“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se në tragjedinë e mbrëmshme në Covid-qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Kovid-qendrën në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur 26 pacientë, 12 të mbijetuarit janë për kurim në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka punonjës shëndetësor që kanë humbur jetën ose janë lënduar në këtë tragjedi, disa janë me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.