zoom

Aktualitet

25 prilli, sa qytetarë kanë të drejtën e votës në Shqipëri? Kush nuk do të votojë

Plot 3,588,869 qytetarë kanë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të datës 25 prill. Ministria e Brendshme, referuar të dhënave të gjendjes civile ka publikuar listën e plotë të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.

Kështu sipas ministrisë të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Po ashtu ministria thotë se për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë 107,024 zgjedhës. Ndërsa 1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjithë vendin do të jenë 5,199 qendra votimi.

“Procesi i hartimit të listave është hartuar nën mbikëqyrjen e auditit teknicien të KQZ në çdo etapë të tij. Auditët kanë patur të njëjtin akses që ka patur drejtori i gjendjes civile. Ky proces ka kaluar në disa fazë bazuar në dekretin e Presidentit”, tha drejtori i Gjendjes Vivile, Bledar Dorcaj.

Dorcaj i bëri thirrje qytetareve që të verifikojnë emrat dhe kush ka pretendimi duhet ti drejtohen zyrave të gjendjes civile, që do të jenë të hapura nga e hënë në të shtunë.