zoom

Aktualitet

25 grabitje në Spanjë, arrestohet dy “skifterët” shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Burgos në Spanjë pasi dyshohen si autorë të 25 vjedhjeve të ndodhura në muajt e fundit.

Sipas mediave vendase, dy të rinjtë të moshës 25 dhe 26 vjeç, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Zambak” pasi agjentët e policisë së zonës kishin konstatuar një numër të lartë denoncimesh për vjedhje që nga tetori i vitit të kaluar.

Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht të rinjtë futeshin në banesa nëpërmjet dritareve.

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se përdornin veshjet të errëta, megjithëse sërish ranë në radarët e policisë.