zoom

Bota

24 viktima brenda një dite në Kosovë! Ministri e pranon: Gabuam që u hapëm në verë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se heqja e kufizimeve ndaj COVID-19 gjatë verës ishte e gabuar duke shtuar se situata ishte nënvlerësuar.

Vitia në një intervistë të dhënë për SonntagZeitung ka thënë se hapja u bë përshkak të situatës së vështirë ekonomike.

“Ekspertët tanë llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Fatkeqësisht doli të ishte e gabuar”.

“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar. Në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit” tha Vitia.

Ministri Vitia gjithashtu tha se shpreson që edhe futbollistët shqiptarë në Zvicër të vaksinohen ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.