zoom

Aktualitet

Shiste kanabis në Fier, “Tempulli” prangos 25-vjeçarin

Policia e Fierit njoftoi sot se ka arrestuar një 25-vjeçar që shiste drogë, në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu Fjoralb Hoxhaj u kap në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza kanabis si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde”, njoftoi policia. /ZOOM.AL/