zoom

Bota

22-vjeçari ndërron jetë pasi konsumon 1.5 litra Coca Cola për 10 minuta

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar 1.5 litra Coca Cola në 10 minuta. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, bëhet fjalë për një shtetas kinez. Mjekët kanë thënë se konsumimi i shpejtë ka çuar në rritjen e gazrave fatalë brenda trupit të të riut. Këto gazra i kanë tharë oksigjenin në mëlçi dhe pas pak kohe ai ka humbur jetën.

22-vjeçari shkoi në spital 6 orë pasi piu pijen me gaz dhe u ankua për dhimbje të mëdha dhe stomakun e fryrë. Ai u tregoi doktorëve se kishte pirë Cola-n për t’u freskuar prej motit të nxehtë. Por kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të gazrave në organet e brendshme të cilat prej presionit shkaktuan dëme në mëlçi.

Kjo shkaktoi dëme me pasoja fatale. I riu nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore. Mjekët i gjetën sasi të madhe gazrash në zorrë. Edhe pse mjekët u përpoqën që të ndërhynin menjëherë, i riu ndërroi jetë pas 18 orësh.

Burimi: Tv Klan