Aplikacion
Ndeshjet e fundit të grupit C prodhuan surpriza, me një Angli që pretendon të ngrejë trofeun në fund të kompeticionit europian, por që paraqitja përballë Sllovenisë ishte zhgënjyese.
Sfida u mbyll në barazim pa gola, por performanca e “Tre luanëve” nuk ngrohu zemrat e tifozëve, me vetëm 3 gjuajtje në portë për anglezët dhe shumë pak raste të rrezikshme shënimi.
Ky barazim sidoqoftë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër si për Anglinë, ashtu edhe për Slloveninë.
Barazim pa gola ishte rezultati edhe për ndeshjen mes Danimarkës dhe Serbisë.
Një sfidë me grintë e emocione, me dëshirë për të shënuar nga të dy ekipet, por pa fat në fund për të realizuar.
Ky rezultat dërgon automatikisht në shtëpi Serbinë, e cila ka vendin e fundit në grup me 2 pikë, ndërsa Danimarka me 3 pikë mban vendin e tretë në grupin C.
Pasi siguroi biletën për në fazën tjetër, Danimarka do të bëhet gati për t’u përballur me Gjermaninë, ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
“Shtrëngata, breshër dhe shkarkesa elektrike” – Çfarë parashikojnë meteorologët për nesër?Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtëra.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës brgdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 31°C
në zonat e ulëta 20 deri 35°C
në zonat bregdetare 23 deri 35°C
I shumëkritikuari i Kombëtares, Elseid Hysaj, u pyet nga gazetarët sot kur zbriti në Rinas për eksperiencën e tij në Euro 2024.
Ai dha vetëm një koment të shkurtër në ecje: “Shumë mirë. Ishte grup i vështirë, por shumë i bukur. Falenderoj të gjithë tifozët”.
Ndërsa, kur iu kërkua nga gazetarët të ndalonte për një prononcim më të gjatë, Hysaj u përgjigj: “Po jo se do iki se kam edhe unë pushime…”.
Gjatë sfidës së Shqipërisë me Italinë, Hysaj u vendos në qendër të kritikave dhe u komentua gjerësisht në rrjet për një lëvizje të kokës, që çoi topin e kundërshtarëve në rrjetën tonë.
Pas vëmendjes që mori ky veprim, mbrojtësi i Kombëtares me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkoi ndjesë, duke u shprehur se ishte një gabim teknik dhe instiktiv.
Paratë e incineratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt në ZvicërNë korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në qendër të Tiranës për të nënshkruar një kontratë me vlerë 500 mijë euro për shitjen e aksioneve të kompanisë C.G.C –një kompani me humbje, pa aktivitet dhe zero asete në bilancin e vet.
Gugallja njihej asokohe si pronarja e koncesionit të incineratorit të Elbasanit, njërit prej tre kontratave famëkeqe të qeverisë “Rama” që parashikohej t’u kushtonin qindra milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Ndërsa Dedja ishte një ndër emigrantët e shumtë të panjohur shqiptarë, që sapo ishte zhvendosur nga Italia drejt Zvicrës.
Planet e Dedjes në kohën që bleu kompaninë C.G.C nuk janë krejtësisht të njohura, por Prokuroria e Posaçme beson përmes një hetimi të saj se kontrata e blerjes së aksioneve nga Gugallja ishte fiktive.
Ndryshe ndodhi një vit më pas, kur Dedja i ktheu aksionet mbrapsht në këmbim të 600 mijë eurove, të cilat u dërguan përmes katër transfertave bankare në llogarinë e tij në Zvicër.
Kjo nuk ishte marrëveshja e vetme e biznesit mes Dedjes, 55 vjeç dhe administratorëve të aferës së incineratorëve, që mundësoi transferimin e qindra mijëra eurove të taksapaguesve shqiptarë drejt juridiksionit offshore të Zvicrës.
Në vitin 2021, katër transferta të tjera me vlerë rreth 500 mijë euro u transferuan nga kompania Integrated Energy BV SPV e incineratorit të Tiranës drejt kompanisë 3DDD Swiss Trading SA me seli në Lugano, gjithashtu e kontrolluar nga Dedja.
Transfertat bankare drejt parajsave fiskale përmes përdorimit të kontratave fiktive janë një ndër format klasike të pastrimit të parave në botë dhe në Shqipëri.
Megjithatë, hetuesit shqiptarë patën një arsye shtesë për gjumimin e parave që rrodhën nga nga kompanitë e incineratorëve drejt Zvicrës, pasi dyshohet se ato po financojnë jetën në arrati të ish. nr.2 të qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj dhe partneres së tij.
Ahmetaj ishte një ndër figurat kyçe të kabinetit të kryeministrit Edi Rama përgjatë një dekade, derisa Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e tij në korrik të vitit të kaluar nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ahmetaj iu shmang drejtësisë dhe pasi u arratis nga vendi, aplikoi për azil në Zvicër në shtator të vitit 2023.
Ndërsa lidhjet e ish.zv.kryeministrit me biznesmenët famëkeqë të incineratorëve ishin të njohura që në fazën paraprake, hetimet e reja të SPAK dhe shkëmbimi i informacionit me autoritetet zvicerane kanë zbuluar lidhje të reja të tij me emigrantin shqiptar, Ilir Dedja.
Sipas SPAK, Dedja është personi që garanton strehimin e partneres së Ahmetajt në qytetin piktoresk të Luganos në Zvicër.
Ahmetaj i mohon akuzat dhe e quan veten “një kokë turku” të kryeministrit Rama për çështjen e incineratorëve. Dedja ishte i paarritshëm për koment nga BIRN.
“Konsulenti i biznesit”
Sipas një dokumenti për “njoftim akuze” të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, njohja mes Ahmetajt dhe Ilir Dedjes besohet se shkon pas në fund të viteve ’80, kur të dy ishin studentë në fakultetin “Histori – Filologji” në Tiranë.
Nga këqyrja e regjistrave në Degën e Gjuhëve të Huaja ka rezultuar se Ahmetaj është regjistruar në degën “Anglisht” në vitin 1987 dhe i ka përfunduar studimet në vitin 1991. Dedja me origjinë nga fshati Seferaj i Kavajës është regjistruar një vit më vonë, por rezultoi përsëritës dhe nuk i përfundoi studimet pas vitit 1991.
Në Shqipërinë post-komuniste, Ahmetaj bëri karrierë fillimisht si këshilltar në Ministrinë e Financave dhe më pas si njeri në biznes, derisa ish-kryeministri Fatos Nano e katapultoi në politikë si drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe zv.ministër. Pas rikthimit të socialistëve në pushtet në vitin 2013, Ahmetaj kontrolloi disa prej portofoleve më të rëndësishme të kabinetit “Rama”, derisa hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme për lidhjet e tij me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e rrëzuan atë nga pushteti në korrik të vitit 2022.
Në anën tjetër të Adriatikut, Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë.
Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.
“Drax Consult Sagl” dhe “Drax International” nënshkruan kontrata me vlerë dhjetra milionë dollarë për furnizimin e kompanisë shtetërore të Zimbabves, NatPharm me pajisje për luftën kundër COVID-19 – çka solli arrestimin e ministrit të Shëndetësisë, Obadiah Moyo dhe i kushtoi Dedjes një hetim për pastrim parash në Hungari. Moyo u çlirua nga akuzat në tetor të vitit 2021.
Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.
Dedja ishte i paarritshëm për koment, por i pyetur nga BIRN në vitin 2020 për biznesin në Zimbabve, u përgjigj se kishte bërë biznes të ligjshëm përmes një studioje ligjore, pa udhëtuar asnjëherë atje dhe pa takuar asnjë politikan të nivelit të lartë.
“Unë kam dorëzuar 2.7 milionë USD pajisje në Zimbabve dhe jam paguar vetëm për 2 milionë USD,” tha ai, duke shtuar se përfaqësuesit e tij ligjorë do ta ndiqnin çështjen deri në fund.
Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Swiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Swiss SA.
Në vitin 2019, 3DDD Swiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Swiss SA”.
Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.
Jeta në arrati
Pregassona është një lagje e qetë buzë një kodre në Lugano, e cila e ka marrë emrin nga lumi Cassone që e përshkon përmes. Prej 1 qershorit 2022, Pregassona është kthyer në shtëpi të dytë për Erjola Hoxhën, partnere e ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas përgjigjes së ardhur në kuadër të ekzekutimit të letër-porosisë nga autoritetet e drejtësisë së Konfederatës së Zvicrës, Hoxha jeton së bashku me vajzën e saj në rrugën Boschina në Pregassona.
Ahmetaj u largua drejt Zvicrës thuajse një vit pas partneres së tij dhe prej shtatorit të vitit 2023 ka statusin e azilkërkuesit. Vendqëndrimi i tij është i paqartë, por sipas një leje të përkohshme qëndrimi në Zvicër, ai mban të njëjtën adresë me Hoxhën.
Apartamenti ku banon Hoxha ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].
“Garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 02 Shtator 1969,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Përveç apartamentit në Pregassona, Hoxha rezulton të ketë marrë me qira edhe një apartament të dytë dhe disa herë më të shtrenjtë në një godinë historike të Luganos në rrugën “Stefano Franscini”, apartament i cili zotërohet nga bashkia. Ky apartament është përdorur si adresë zyrtare, por nuk rezulton të jetë banuar prej tyre.
Prania e Ahmetajt trazoi ujërat e politikës lokale në Lugano këtë pranverë, ndërsa këshilltarët bashkiakë kërkuan shpjegime se si apartamenti në pronësi të bashkisë i ishte dhënë me qira partneres së tij.
BIRN mësoi se Hoxha e kishte marrë apartamentin me qira në treg të hapur, pasi një tender për dhënien e tij me qira me një vlerë mujore prej 4450 frangash në muaj kishte dështuar që të tërhiqte ofertues.
Përveç garancisë së dhënë për marrjen e apartamentit me qira, Ilir Dedjen dhe Erjola Hoxhën i lidh gjithashtu i njëjti vend pune në Lugano.
Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro].
“Shtetasja Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit është punësuar si konsulente pranë shoqërisë Phronesis Consulting Sagl. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese, për periudhën 1 qershor deri më 31 dhjetor 2022, rezulton se shtetasja Erjola Hoxha ka marrë gjithsej 64 456, 35 CHF bruto,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Ndonëse nuk ka të dhëna mbi pronësinë e kompanisë së konsulencës, “Phronesis Consulting Sagl”, Prokuroria e Posaçme dyshon mbi vërtetësinë e këtyre marrëdhënieve të punësimit.
“…shtetësja Erjola Hoxha shfaqet në një marrëdhënie punësimi me shoqërinë Phronesis, e cila rezulton e lidhur edhe me shtetasin Ilir Dedja, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se këto marrëdhënie punësimi janë fiktive,” përfundon SPAK./ Reporter.al
FOTO/ Ky është biznesmeni që vdiq në SarandëKy që shikoni në foton më poshtë është 52-vjeçari që vdiq gjatë shpërthimit të regjistruar gjatë mbrëmjes së të hënës në portin e Sarandës.
Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe kishte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Në momentin që ndodhi ngjarja, sipas njoftimit të parë të policisë, ai ndodhej në një gomone dhe gjatë zhytjes, dyshohet se i shpërtheu bombola e oksigjenit.
Por hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë, duke dyshuar se shpërthimi mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e vendosjes së një sasie lënde plasëse.
EMRI/ Kush është 52-vjeçari që vdiq gjatë shpërthimit në Sarandë. Biznesmen prej viteshIdentifikohet personi që humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë një shpërthimi të fuqishëm, që u dëgjua në afërsi të portit të Sarandës.
24 orë pas ngjarjes, autoritetet konfirmuan se viktimë mbeti Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Ai ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe në zonë njihej si zotërues i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Nga grupi hetimor ka dyshime se në mjetin lundrues ku ishte ai mund të ishte vendosur edhe sasi eksplozivi. Këto dyshime lindën sepse gjatë kontrollit në ujëra nga polumbarët, u gjetën copëza metalike që mendohet se i përkasin mjetit ku ishte 42-vjeçari Armandi Nelaj, por nga policia nuk është konfirmuar ende asgjë zyrtarisht.
Nuk ka më parkim falas në Durrës. Ja tarifat që duhen paguarTë parkosh makinën në rrugët e Durrësit, me vendimin e ri të Këshillit Bashkiak kushton.
Nga falas, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi parkimi do të bëhet me pagesë, tarifa që variojnë nga 40 lekë/ora në zonën B deri në 100 lekë/ora në zonën A.
Këto tarifa, sipas bashkisë, ishin të nevojshme për të menaxhuar kaosin në rrugë prej flukseve të mëdha në qytet.
Vendimi i këshillit bashkiak u kundërshtua nga përfaëques të opozitës, për të cilët banorët e Durrësit nuk janë të përgatitur për këto tarifa sepse nuk kanë mundësi tjetër parkimi.
Për vendasit, kryebashkiakja Emiriana Sako premtoi se do të parkojë falas vetëm një prej automjeteve në një familje.
Harta dhe rrugët që do jenë me pagesë:
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën A:
Rruga “Taulantia”
Rruga e Currilave
Bulevardi “Epidamn”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Egnatia”
Rruga “Mars 91”
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
Rruga e Dëshmorëve
Rruga “Adria”
Rruga “Pavarsia”
Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën B:
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Stefan Kaculini” dhe Rruga “Glaukia”
Rruga “Hysen Kërtusha”
Kuqezinjtë kthehen në Shqipëri – Silvinjo përgjigjet nëse do të rinovojë kontratën me KombëtarenKombëtarja Shqiptare u kthye në shtëpi pasditen e kësaj të marte, pas rrugëtimit dinjtitoz në Euro 2024.
Kuqezinjtë u pritën nga disa tifozë kur zbritën në Rinas, pas skualifikimit nga Kampionati Europian pas humbjes me Spanjën.
Trajneri Silvinjo komentoi si shumë të mirë këtë eksperiencë për çunat e Kombëtares, ndërsa foli edhe për rinovimin e kontratës me Shqipërinë, firmë e cila mungon deri tani.
“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme një turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë.
Unë jam pjesë e juaja. jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Mbështetja ishte e pabesueshme. Kshte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”, tha Silvinjo.
U akuzua se tradhtoi Loredanën me të dashurën momentale, reagon MozzikMozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram për zërat që qarkullojnë se ai i ka shkruar Lotinës, të dashurës së re ndërsa ishte ende në një marrëdhënie me Loredanën.
Së pari, duhet të dish se Mozzik publikoi foto të mesazheve të vjetra me Lotinën, të cilat datojnë që prej viti 2019, për të mbështetur deklaratën e tij gjatë intervistës në “Reload” se Lotina ka qenë një pëlqim i vjetër dhe i bukur i reperit.
Por, pas publikimit të fotove, njerëzit menjëherë kanë aluduar se ai e ka tradhtuar Loredanën, me të cilën ka një vajzë, Hanën, pasi në vitin 2019 kanë qenë bashkë. Mozzik ka bërë reagimin e tij, duke postuar këngën “Dhelpër Dinake”, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019 dhe është një dedikim për ish-in e tij, Loredanën. “Nuk jam tradhtar/ unë bëj hite”, shkroi ai në postim.
Në foton e mesazheve, e publikuar nga reperi, shihet data 13 dhjetor 2019, periudhë në të cilën ai dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes. Vetë Mozzik, një muaj para se t’i shkruante Lotinës konfirmoi divorcin për “20 min”, duke deklaruar se martesa mes tij dhe Lorit thjesht nuk funksiononte më.
Edhe te mesazhi tjetër, i cili përkon me disa emoji me mjaltë, si për të thënë se Lotina është kaq e ëmbël, Mozzik e kishte shkruar në korrik të 2020-ës, kur ende s’ishte pajtuar me Loredanën. Ata i dhanë edhe një tjetër shans lidhjes, në tetor të 2020-ës, për t’u ndarë një vit më vonë.
Mozzik dhe Lotina kanë publikuar foto nga pushimet e tyre të përbashkëta në Tanzani, çka solli edhe thashethemet se ata janë bashkë. Më pas, çifti e konfirmoi lidhjen.
BE reagon për skandalin e IPARD: Shqipëria të bëhet serioze. Janë taksat e europianëve!Komisioni Europian ka reaguar për herë të parë për abuzimin me fondet e IPARD në Shqipëri.
Me anë të një emaili për portalin ballkanik “SeeNews”, KE thotë se fondet për Shqipërinë janë pezulluar që verë e shkuar, kur Komisioni mori në dorë raportin e OLAF.
“Janë në lojë paratë e taksapaguesve europianë. Ne presim që autoritetet shqiptare ta marrin me seriozitet këtë çështje”, tha Olof Gill, zëdhënës për Komisionin.
“Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë fermerët shqiptarë në të ardhmen, nëse garantohet se interesat financiare të BE-së janë të mbrojtura. Komisioni ka nisur një procedurë me autoritetet shqiptare për të siguruar që veprimet e duhura të ndërmerren sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
Raporti përfundimtar i OLAF, zyrës anti-korrupsion pranë KE, u publikua pak më ditë më parë dhe zyrtarisht pranonte se fondet e IPARD në Shqipëri u përdorën në mënyrë abuzive dhe nuk arritën në destinacion.
Në raport, OLAF thotë se aktivitetin kriminal që zbuluar gjatë hetimit të shpërndarjes së fondeve europiane në Shqipëri, ia ka referuar autoriteteve gjyqësore vendase.
OLAF, i quan serioze shkeljet që ka identifikuar në menaxhimin e fondeve të IPARD në Shqipëri, që kishin si qëllim modernizimin e bujqësisë shqiptare.
Aplikantëve shkruan OLAF, i kërkohej që të paguanin një pjesë shumë të madhe të grantit që fitonin, tek një nga kompanitë e përzgjedhura të konsulencës, që më pas do të lehtësonte proceset me AZHBR-n, që menaxhonte fondet e IPARD. Konkursi për fituesit ishte i korruptuar ose tërësisht fals, kishte çmime të fryra dhe shkelje të rregullave.
Pas këtyre gjetjeve OLAF thotë se i rekomandoi BE-së, që të ngrijë financimin e dytë të IPARD II 33 milionë euro dhe financimin e IPARD III 112 mln euro.
Lajmi bëri bujë një vit më parë në Shqipëri dhe i kushtoi Frida Krifcës postin e ministres së Bujqësisë, ku kishte kaluar pas “suksesit” si drejtuese e AZHBR-së.