zoom

Day ArchiveSpanja “nuk e fal” Shqipërinë: Do të luajmë sikur të ishte ndeshja e fundit

Edhe pse matematikisht është e kualifikuar për në fazën tjetër të Euro 2024 falë 6 pikëve të siguruara në ndeshjet me Italinë dhe Kroacinë, Spanja nuk ka ndërmend të tolerojë as në sfidën me Shqipërinë.

Tekniku i Iberikëve tha në konferencën për mediat se në fushë do të luhet si të ishte ndeshja e fundit, për të krijuar imazhin e një ekipi prestigjioz, që nuk toleron humbje dhe që është konkurrues.

“Nesër kemi shumë gjëra në lojë: prestigj, njohje dhe përmirësim të vazhdueshëm. Do t’i qasemi ndeshjes sikur të ishte e fundit sepse të gjithë duam të fitojmë dhe kështu do t’i qasemi. Fermin Lopez është shumë mirë, i përgatitur dhe perfekt. Ai është një lojtar i madh. Unë gjithashtu dua të vlerësoj lojtarët që hyjnë gjatë lojës dhe që ruajnë gjithmonë nivelin e ekipit.

Ne i përgatisim ndeshjet duke analizuar të gjitha aspektet e lojës. Ne përpiqemi të mos i lëmë rivalët të na befasojnë. Në stafin tonë stërvitor ne kemi një student të ABP (veprime të vendosura) si Huanho Gonzalo. Ne e dimë se kemi hapësirë ​​për përmirësim, por është mirë të shohim se po përmbushim piketa dhe objektiva. Duam të jemi një ekip konkurrues i aftë për t’u përballur me çdo rival. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur atë Spanjën e 2008-ës”, deklaroi de la Fuente.

Vdes gazetari shqiptar në Shëngjin, ishte me pushime me familjen

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

Radio Evropa e Lirë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!/ REL

Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike – Moti “merr kthesë” këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Kjo falë tërheqjes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët, si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Për pjesën më të madhe të ditëve, moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët, si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.

Këto vranësira në këto zona do të shhoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.

Prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.

Silvinjo “karikon” ekipin përballë Spanjës: Në fushë futemi vetëm për fitore

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës, që luhet të hënën në mbrëmje.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore. Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.

Tekniku Silvinjo, në konferencën për mediat, tha se Kombëtarja Kuqezi do të zbresë në fushë vetëm për fitore.

“Natyrisht siç kam thënë që nuk kam parë asnjëherë në jetën time një trajner që ka shkuar në fushë për një barazim. Kemi luajtur për të fituar. Natyrisht edhe nëse e keni ose jo një skuadër të mrekullueshme. Nëse mbeten 5 ose 10 minuta të ndeshjes do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse duam të kalojmë grupin, duhet të fitojmë, por mund të marrim edhe një barazim. Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje për barazim, por edhe më tepër për fitore”, tha Silvinjo.

VIDEO/ Tirana “përvëlohet”, në Kolonjë reshje intensive breshëri

Teksa Tirana po përjeton ditët më të nxehta të qershorit, me temperatura që arritën deri në 40 gradë, në Kolonjë pasditen e kësaj të diele u regjistruan reshje breshëri.

Intensiteti më i lartë i breshërit ishte në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës së malit të Gramozit.

Reshjet vazhduan për mbi 30 minuta, duke shkaktuar sëme në të mbjella, veçanërisht në vreshtari.

Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës, por pa shkaktuar dëme serioze.

Aksident në Pogradec/ Furgoni me sllovenë përplaset me “Benz-in” e parkuar në rrugë

Dy automjete u përfshimë në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin nacional Pogradec-Maliq.

Sipas policisë, drejtuesi i një furgoni, me të cilin udhëtonin disa turistë sllovenë, humbi kontrollin për shkak të një manovre të gabuar në parakalim dhe për pasojë, u përplas me një mjet tip “Benz” të parkuar në rrugë.

Nga përplasja mbeti i plagosur shoferi i “Benz-it”, që ishte brenda në makinën e parkuar.

Drejtuesi i furgonit u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia tej normave të lejuara.

Silvinjo e përjashtoi nga lista e Euro 2024, Myrto Uzuni reagon për herë të parë

Myrto Uzuni bëri reagimin e parë në rrjetet sociale që pas publikimit të listës së lojtarëve të Kombëtares, të përzgjedhur nga trajneri Silvinjo për Kampionatin Europian.

Uzuni në këtë rrugëtim u la jashtë, por pavarësisht kësaj, mbështetja e tij për ekipin nuk mungon.

“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”.

Ky është mesazhi që Myrto Uzuni shpërndau në Instagram, duke postuar një fotografi të lojtarëve të ekipit kuqezi.

Shqipëria luan nesër ndaj Spanjës, ndeshja e fundit për të në fazën e grupeve, e cila njëkohësisht është edhe përballja vendimtare nëse do të kualifikohet në fazën tjetër.

Aksident tragjik në rrugët e Greqisë, vdes 25-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një i ri shqiptar humbi jetë tragjikisht në një aksident rrugor të regjistruar në Greqinë fqinje, në Halkidiki.

25-vjeçari i identifikuar si Roberto Pojani, nga fshati Pojan i Maliqit, po udhëtonte me makinë në aksin Nea Fokaia-Sani, kur humbi drejtimin dhe u përplas me një pemë.

I riu humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Hakerat iranianë nxjerrin kartat e identitetit të 65 mijë shqiptarëve

Grupi i hakerave iranianë i kanë dhënë një tjetër goditje Shqipërisë.

Në një link të publikuar në faqen e tyre, “Homeland Justice” ka publikuar listën e të dhënave biometrike të shqiptarëve, të marra nga kartat e identitetit.

Dokumenti prej më shumë se 1.300 mijë faqesh, përmban të dhënat e 65 mijë shqiptarëve.

Rrjedhja e ID-ve vjen disa muaj pas sulmit të hakerave ndaj INSTAT dhe faqeve online të qeverisë./ Zoom.al

UEFA nuk e fal, pezullohet Mirlind Daku/ Çfarë do ndodhë me yllin e Kombëtares

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.

Ashtu siç pritej, tashmë ka ardhur edhe ndëshkimi i UEFA. Instanca më e lartë e futbollit në Europë ka pezulluar me dy ndeshje sulmuesin e Shqipërisë. E thënë në gjuhë më të thjeshtë, Daku nuk do të mund të kontribuojë për ekipin e Silvinjos, në dy ndeshjet e radhës. Në këto kushte, ai s’do mund të luajë dot ndaj Spanjës, në Dussledorf.

Lajmi, i cili mori jehonë pas ndeshjes me Kroacinë, ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast. Mirlind Daku luajti 6 minuta ndaj Kroacisë./ Zoom.al