Aplikacion
Përveç shpenzimeve të kalorive, seksi ka edhe shumë përfitime të tjera që përmirësojnë shëndetin tuaj.
Zemër e shëndoshë
Sipas një studimi, burrat që bënin seks të paktën dy herë në javë kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje të zemrës, në krahasim me burrat që bënin seks vetëm një herë në muaj.
Lehtësim i stresit dhe gjumë më të mirë
Pas orgazmës lirohen hormonet e quajtura oksitocinë dhe prolaktinë. Si oksitocina, ashtu edhe prolaktina kanë lidhje të forta me ngopjen, relaksimin dhe përgjumjen.
Muskujt më të fortë të legenit
Muskujt e legenit mbështesin fshikëzën, zorrët dhe mitrën. Kur tkurren, këto organe ngrihen dhe hapjet e vaginës, anusit dhe uretrës shtrëngohen. Forcimi i këtyre muskujve mbështet kontrollin mbi funksionet trupore si urinimi. Gjithashtu mund të rrisë aftësinë për të arritur ndjesi të këndshme gjatë seksit./ Living
Franca dhe Holanda siguruan nga një pikë pas barazimit që morën në sfidën e luajtur këtë të premte.
Ndeshja u dominua nga francezët, duke kontrolluar topin dhe duke ushtruar presion në portën e kundërshtarëve.
Raste për të shënuar pati edhe Holanda, e cila bëri stadiumin të festojë për pak sekonda falë një goli të Xavi Simons. Por, gjuajtja në rrjetë u anulua nga sistemo VAR për pozicion jashtë loje dhe festa e Tulipanëve u kthye në dëshpërim.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin D, ku Holanda dhe Franca ndajnë nga 4 pikë të barabarta në renditje, pasuar nga Austria me 3 pikë dhe Polonia me 0 pikë, e cila automatikisht nuk kualifikohet për fazën tjetër.
Kriza e blegtorisë nuk ndalet – Në 2023 Shqipëria kishte më pak gjedhë dhe prodhoi më pak qumështNumri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11 për qind në secilën kategori, gjedhë, dhi dhe dele.
Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%
Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7 për qind. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila.
Sipas të dhënave numri i gjedhëve në vitin 2023, është 263.385 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga lopët e qumështit me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2023, numri i të leshtave është 1.206.206 krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 83,43% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2023, është 640.242 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 79,96% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2023, numri i krerëve të derrave është 114.833 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dosat me 9,18% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2023, numri i krerëve të derrave është 114.833 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dosat me 9,18% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri me 14,76% dhe Korça me 11,76% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 28,52% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,84% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 28,11% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 15,31% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 48,09% dhe në qarkun Shkodër me 21,61% ndaj numrit gjithsej krerëve.
Rënia e popullsisë në fshat dhe mungesa e produktivitet të fermave prej heqjes së skemave të subvencionit po çon numrin e bagëtive në rënie.
Qumështi, prodhimi rënie me 7%
Prodhimi i qumështit në vitin 2023, është 901 mijë tonë ose 7.1% më i ulët se më 2022. Struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 84,99%, qumësht dhie 7,85% dhe qumësht dele me 7,16%
Në 2023, prodhimi i qumështit nga lopët është 765.347 tonë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi është 3.157 kg për krerë. Prodhimi qumështit nga delet për vitin 2023, është 64.492 tonë. Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 64 kg për krerë.
Prodhimi qumështit nga dhitë në 2023, është 70.730 tonë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 130 kg për krerë. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 135 mijë tonë, ndërsa prodhimi i vezëve për vitin 2023 është 894 milionë kokrra. Nga ana tjetër prodhimi i mjaltit për vitin 2023 është 5.633 tonë.
Statistikat e blegtorisë për vitin 2023, mbështeten në informacionin administrativ, të mbledhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i statistikave blegtorisë dhe prodhimeve blegtorale mbështeten në Programin e Statistikave Zyrtare, duke zbatuar klasifikimet dhe përkufizimet sipas rregulloreve përkatëse të BE-së.
Informacioni mblidhet në terren nga specialistët e ekstensionit në të gjithë vendin. Këta specialistë mbledhin të dhëna drejtpërdrejt nga fermerët. Të dhënat blegtorale grumbullohen për numrin e kafshëve që mbarështojnë fermerët si dhe prodhimet blegtorale./ Monitor
Bora Zemani dhe Donald Veshaj martohen këtë verë?Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më të përfolur të showbizit shqiptar dhe ndjekësit e tyre janë në pritje të kurorëzimit të dashurisë së tyre.
Në rrjet aludohet se ata do t’i japin fund beqarisë këtë verë, por këto zëra, Bora Zemani as i hodhi poshtë, as i konfirmoi.
Megjithatë, ajo tregoi në “Top Arena” se Donaldi është dashuria e jetës së saj.
Ed Manushi: Ka zëra që ti martohesh këtë verë?
Bora Zemani: Qesh…
Ed Manushi: Ti qeshe, qenka e vërtetë.
Bora Zemani: Shtatzënia ime dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës.
Boda Zemani mori propozimin për martesë nga Donald Veshaj më 12 dhjetor të 2023, gjatë premierës së filmit të tyre “5 herë jo”.
Meteorologët: Ja kur do të tërhiqet i nxehti afrikan, ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet…Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Megjithatë duke filluar nga dita e nesërme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Pra, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat edhe nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 grad celcius), por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e diel, por dhe më pas, me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.
Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet, era do të jetë pak problematike pasi në mesditë deri në orët e pasdites (dhe kryesisht ditën e diel) do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Gjithashtu, orët e vona të mbrëmjes të ditës së sotme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë vendi ynë do të përjetojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin posht 26-28 grad (zonat e ulta dhe bregdeti). Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.
UEFA bën llogaritë – Si kualifikohet Shqipëria në fazën tjetër?Shqipëria do të njohë fatin e saj në Kampionatin Europian të hënën.
Sfida që Kuqezinjtë do të luajnë me Spanjën është e fundit për fazën e grupeve dhe përcaktuese për rrugëtimin e mëtejshëm të Kombëtares në Euro 2024.
Momentalisht, Shqipëria dhe Kroacia ndajnë të njëjtin vend në grup me nga 1 pikë dhe nuk thuhet dot me siguri se cili ekip mund të kualifikohet në fazën tjetër.
UEFA ka bërë disa përllogaritje, që tregojnë sesi duhet të jenë rezultatet e ndeshjeve, që Shqipëria të kualifikohet.
Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve.
Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.
Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.
Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën (nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme). Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Selanik, një i vdekur dhe disa të plagosurNjë aksident i rëndë u shënua këtë të premte në Selanik, ku u përplasën dy makina.
Përplasja, siç raportojnë mediat greke, ishte e fortë, duke lënë pas një viktimë dhe disa të plagosur.
Një grua 30-vjeçare nga Shkupi gjeti vdekjen, ndërsa një 27-vjeçare është në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Të plagosur mbetën edhe një grua dhe një burrë 74 vjeç, të cilët morën plagë të lehta.
Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia greke.
VIDEO/ Makina “merr para” biçikletën në aksin Fier-LevanNjë aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rrepet” në rrugën nacionale Fier-Levan.
Një person, që po udhëtonte me bicikletë është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit të Fierit të plagosurin.
Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deklarata e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi në 2025Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë të fortë lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.
Pse u ngritën tani dy komisionet e anti korrupsionit dhe dezinformimit, kur dihet që është sesioni i fundit parlamentar?
Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.
Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.
Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.
Si ndikon dallimi i moshës në një marrëdhëniePër gjatësinë e lidhjes është me rëndësi që ngjashmëritë (në qëndrime, kuptim të jetës, besim në lidhjen me partnerin…) dhe kompatibiliteti të jenë më të shprehura sesa dallimet. Mirëpo, pa i marrë parasysh këto, nuk duhet përgjithësuar.
Gjithmonë dy shpirtra munden thjesht “të gjenden” pa marrë parasysh moshën, statusin shoqëror, largësinë… Derisa të ekzistojë dashuria dhe respektimi i dyanshëm, mosha nuk do të duhej të ketë ndonjë rol!
Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në krye të herës, por nëse i ndiqni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar.
Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës të krijojë ndonjë problem.
Durimi
Një nga arsyet kryesore që i bëjnë gratë dhe vajzat të dalin me meshkuj më të vjetër në moshë, është fakti se ata janë më të qëndrueshëm dhe më të vendosur. Ndërkohë që mund të çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat, ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.
Diferenca në moshë
Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes jush. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni. Nëse vazhdimisht ia kujtoni se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurtë.
Kënaquni me bisedën!
Shumë gra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund të kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t’i shprehni edhe aq. Mund të shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.
Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë!
Nuk mund të themi se çdo grua duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t’i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Burrave jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një partnere, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre.