Aplikacion
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku është nën hetim nga UEFA.
Shkak për këtë vendim të UEFA-s u bë një video virale pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë, ku Mirlind Daku, iu bashkua thirrjeve ofenduese ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut.
“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit që dyshohet se kanë ndodhur në kuadër të Kampionatit Europian 2024 në ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë.
Në lidhje me ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë, është hapur një hetim në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), z. Mirlind Daku.
Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan UEFA në komunikatën e saj.
Pas njoftimit të UEFA-s, Mirlind Daku reagoi në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për fyerjet e tij.
“Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, tha Mirlind Daku.
Italia kampione zhgënjen përballë Spanjës, dorëzohet përballë “Furisë së kuqe”Italia kampione e Euro 2024 nuk bindi përballë Spanjës.
Iberikët fituan me rezultat minimal në sfidën e luajtur kundër “Axurrëve”, falë një autogoli të shënuar nga Calafiori, që, në një rrëmujë në zonë, dërgoi në rrjetë topin e devijuar nga Donaruma.
Përtej rezultatit, Spanja tregoi shpirtin e ekipit në fushë, dominoi të gjithë lojën dhe krijoi raste të shumta, duke vënë nën presion portën e kundërshtarëve.
Me këtë rezultat, Spanja ngjitet e vetme në krye të grupit B me 6 pikë të plota nga dy ndeshje. Italia e ndjek pas me 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Italia ndajnë nga 1 pikë për vendin e tretë dhe të katërt.
DOKUMENTI/ Zbardhet kërkesa e Metës për divorc nga Kryemadhi pas 26 vitesh martesëZyrtarisht, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të zgjidhur martesën me Monika Kryemadhin.
Në padinë e dorëzuar në sekretarinë e Dhomës Civile, Meta kërkon divorcin nga Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë.
Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë, Borën, Besarin dhe Erën.
KERKESE PADI
PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren.
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
(SEKSIONI FAMILJAR)
E nderuar Gjykate!
TIRANE
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
Bora Metaj
Besar Metaj
Era Metaj
Divorci mes Metës e Kryemadhit/ Arjan Curri: Ia kanë kaluar edhe NetflixAnalisti Arjan Curri komentoi divorcin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Në studion e “Top Story”, Curri e krahasoi ndarjen e tyre me serialet në Netflix, duke nënkuptuar se gjithçka bëhet për pushtet.
Mes dyshes, Curri shtoi se mbështet Monika Kryemadhin.
“Divorci vjen si kurorë që t’i thonë të gjithëve shiko ç’më bëri mua kjo. Njerëzit do ndahen, sepse kanë qejf të mbajnë anësi. Unë jam me Monikën se është më trime nga Meta, ka marrë përsipër të mbajë barrën për të shpëtuar të shoqin.
Është fiks si serialet e Netflix. Nëse duan të kuptojnë çiftin të shohin serialin ‘House of Cards’, këta ia kanë kaluar edhe Netflix.
Shahen me njëri-tjetrin dhe në fund të sezonit të tretë, kjo Clarie i kërkon divorcin Frenkut. Në fund e vret politikisht dhe merr fronin”, tha Arjan Curri.
Lajmin për ndarjen me Monika Kryemadhin e dha Ilir Meta, i cili deklaroi se i është drejtuar gjykatës me kërkesën zyrtare për divorc. Përballë Çim Pekës, ai u shpreh se Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij për shkak të qëndrimeve të saj për SPAK.
Spanjë-Itali, pjesa e parë mbyllet pa gola. Iberikët dominojnë lojën, por shpërdorojnë raste45 minutat e para të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë u mbyllën me barazim pa gola.
Që në minutën e dytë, Iberikët treguan dominancë në fushë dhe dëshirën për të shënuar me Uilliams që nga e majta shmangu mbrojtësin dhe harkoi në zonë për Pedri, por mrekullinë e bëri Donaruma.
Edhe një herë tjetër në minutën e 25 Donaruma ishte deçiziv me devijimin e tij të topit mbi traversë, pasi Fabian Ruiz lëshoi një predhë nga distanca.
Italianët tentuan të ulin pak ritmin e ndeshjes, pasi iberikët dominuan plotësisht duke shtuar aksionet pranë zonës së të kaltërve, por pa arritur të shënojnë.
“Ferr” në Mekë, qindra të vdekur nga temperaturat përvëlueseQindra pelegrinë gjetën vdekjen gjatë Haxhit në Mekë për shkak të të nxehtit ekstrem.
Sipas mediave të huaja, numri i viktimave ka kaluar 1000, nga të cilët, referuar një diplomati arab, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.
58 persona të tjerë nga Egjipti vdiqën këtë të enjte.
Gjatë kësaj jave në Xhaminë e Madhe në Mekë termometri ka regjistruar 51.8 gradë Celcius, i konsideruar si i nxehtë përvëlues, ndaj zyrtarët sauditë këshillojnë pelegrinët të jenë të pajisur me çadra dhe të kenë ujë me vete.
Ndahen Meta dhe Kryemadhi. Ish-presidenti nis procedurat e divorcit: Kam njoftuar edhe djalinIlir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre.
Pas përplasjeve politike mes tyre qoftë për Partinë e Lirisë, ashtu edhe për qëndrimet për SPAK dhe thashethemeve se Meta e Kryemadhi nuk jetonin më nën të njëjtën çati, ish-presidenti ka konfirmuar aludimet.
Në një intervistë në “Syri TV”, Meta njoftoi se ka nisur procedurat e divorcit dhe ka vënë në dijeni edhe djalin.
Çim Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?
Ilir Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.
Duel titanësh sonte/ Italia dhe Spanja përballen për vendin e parë në grup. Formacionet zyrtareItalia dhe Spanja do të zbresin sonte në fushë në orën 21:00 për të luajtur sfidën, që konsiderohet një finale e përkohshme për shkak se të dy ekipet janë pretendente për trofeun.
Dy kombëtaret do të zbresin janë në kërkim të tri pikëve të radhës, pas fitores në ndeshjet e para me Shqipërinë dhe Kroacinë.
Fitorja në sfidën e kësaj mbrëmjeje do të thotë matematikisht vendi i parë në grup, qoftë për Spanjën, qoftë për Italinë që momentalisht gëzojnë nga tre pikë.
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Morata, Niko Uilliams.
Trajner: De La Fuente
ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Bastoni, Kalafiori, Dimarko, Barela, Zhorzhinjo; Kieza, Fratezi, Pelegrini; Skamaka.
Trajner: Spaleti
Xhensila Myrtezaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor dhe të gjithë mendojnë se është një “hakmarrje” për Bes Kallakun.
Ditën e sotme Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar se së shpejti do të publikojë projektin, ndërsa ajo çfarë u vu re ishte teksti i këngës, që duket si një dedikim ndaj ish-partnerit.
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti.
Kënga vjen pas dedikimit të fundit që Besi i bëri këngëtares, ku e quante “mosmirënjohëse”.
Prej një viti, çifti janë në proces divorci dhe nuk jetojnë më bashkë.
Arrestohet reperi i njohur. U përfshi në një sherr, i dehurReperi i njohur amerikan Travis Scott është arrestuar në Miami nën akuzën se në gjendje të dehur u përfshi në një sherr të dhunshëm, në një varkë, ku kishte hyrë pa leje.
Një raport nga Departamenti i Policisë së Miami Beach thuhet se oficerët iu përgjigjën me urgjencë një telefonate se disa persona ishin përfshirë në një konflikt në një jaht.
Oficerët thonë se ata folën me reperin dhe mund të ndjenin një erë të fortë alkooli në frymën e tij.
Sipas raportit, ata i thanë të largohej, gjë që ai bëri, duke bërtitur dhe fyer pasagjerët e jahtit. Dhe më pas theu urdhrin e oficerëve duke tentuar sërish të konfliktohej me personat që ndodheshin brenda tij.
Travis Scott është një ndër të vetmit artistë të nominuar 10 herë për çmimin Grammy. Ai ka qenë në një lidhje me Kylie Jenner dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku.