Aplikacion
Nëse ëndrrat erotike që keni parë së fundmi ju kanë munduar, më poshtë gjeni shpjegimet përkatëse.
#1 Seks me një ish-partner/e
Ndoshta kjo është një nga ëndrrat më të zakonshme të seksit dhe shpesh mund të çojë në konfuzion. Ekspertët thonë se një ish mund të përfaqësojë një dhimbje, një pjesë tuajën që ka mbetur pas, ose një përpjekje për të gjetur zgjidhje mbi këtë çështje. Këto ëndrra përfaqësojnë dashurinë e parë, emocionin, pasionin dhe dëshirën për të qenë gjithmonë bashkë.
#2 Seks me një të huaj
Këto etiketohen ndryshe si “ëndrra misterioze”, por kjo nuk do të thotë që ju dëshironi të keni një lidhje apo dëshironi më shumë eksitim seksual në jetën tuaj. Një burrë apo grua i panjohur në ëndërr zakonisht përfaqëson cilësitë që ne i lidhim me atë gjini: këmbëngulje, të qenit fitues dhe egoizmi për veten. Një grua e panjohur zakonisht përfaqëson cilësitë që ne i lidhim me gjininë femërore: dhembshurinë, kreativitetin, ndjeshmërinë etj.
#3 Seks me një koleg ose me shefin
Teksa këto ëndrra mund ta bëjnë shumë të pakëndshme punën ditën tjetër, mbani mend se sado të turpshme që mund të jenë, ato ju tregojnë një mënyrë se çfarë mund të bëni për të përmirësuar veten. Ëndrrat me shefin lidhen kryesisht me marrjen e një roli të ri në punë, një pozicion drejtues dhe vendimmarrës etj.
#4 Duke tradhtuar partnerin/en
Ka dy mënyra për të prishur ëndrrat e tradhtisë. Një, nëse një partner ju ka tradhtuar në të kaluarën, dhe dy, nëse një partner nuk ju ka tradhtuar. Nëse ka pabesi në të kaluarën tuaj, atëherë këto ëndrra pasqyrojnë mosbesimin, por nëse nuk ka atëherë kujdes: një person i tretë mund të jetë rrotull lidhjes suaj.
#5 Seks me një personazh të famshëm
Kur është një nga të famshmit tuaj të preferuar, atëherë nuk keni nevojë për një ekspert të ëndrrave që t’ju tregojë se për çfarë bëhet fjalë, pasi është kaq e thjeshtë: doni të bëni seks me ta. Por, nëse është një personazh i famshëm, për të cilin/ën nuk jeni adhurues, jini të sigurt se ka një arsye që nënndërgjegjja juaj e zgjodhi atë për t’u shfaqur në ëndrrën tuaj. Të famshmit në ëndrrat tona shpesh përfaqësojnë një pjesë të vetes për të cilën duam admirim dhe duartrokitje.
#6 Seks në publik
Ashtu si të bëni seks me një koleg, interpretimi i kësaj ëndrre varet nga mënyra sesi i përgjigjeni asaj. Nëse e shihni veten duke e shijuar këtë ëndërr, kjo mund të nënkuptojë që ju dëshironi që njerëzit t’ju shohin si një partner jashtëzakonisht tërheqës, pse jo edhe në publik./ Zoom.al
“Tradhtinë nuk e fal”/ Ledjona Xheladinaj kap mat dy ish-banorët e “BBV”Ish-banorja e “BBV” Ledjona Xheladinaj ditën e sotme përmes një postimi në Instagram ka treguar se ndihet e tradhtuar nga dy ish-konkurretët e reality show.
Bëhet fjalë për Jul Dedën dhe Erjola Doçin, të cilët janë takuar së bashku dhe nuk e kanë ftuar gazetaren.
“Më kanë ardhur disa foto që dikush po më tradhton, edhe unë me thënë të drejtën tradhtinë nuk e fal. Fatkeqësisht mu prish edhe makina dhe mora taksi për të mbërritur aty. Këta që tradhtojnë zgjedhin vende si periferike larg, por nuk ka problem unë shkoj atje ku janë. Jam afër dhe do ta shikoni për kë bëhet fjalë. Ta dini që nuk më shpëtojnë dot dhe shikoni se çfarë do ju bëj,”- tha Ledjona me humor.
Me të mbërritur në lokal, Ledjona u ka bërë video dy “tradhtarëve” duke u treguar se i ka kapur “mat” teksa pinin kafe së bashku,dhe nuk e kanë ftuar atë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi tre ish-konkurrentët e “BBV” kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin./ Zoom.al
Shqipëria mposht 3-1 Azerbajxhanin dhe niset e motivuar drejt Euro 2024Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, ndonëse në një ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit.
Kuqezinjtë kanë mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1, me golat e Bajramit, Manajt dhe Laçit.
Për azerët ka shënuar Qurbajli në minutën e 90 të ndeshjes.
Shqipëria vjen nga një fitore 3-0 me Lihtejnshtejnin, dhe niset kështu drejt Europianit më e motivuar se kurrë, ku do të përballet në ndeshjen e parë me Italinë./ Zoom.al
Qeveria Rama nxjerr Shqipërinë me qira dhe në shitje – Tokë publike dhuratë për ndërtuesitTë paktën 200 mijë metër2 tokë publike do t’i falen ndërtuesve në Shqipëri, si dhuratë nga qeveria Rama.
Një vendim i fundit i qeverisë nxjerr në shitje dhe qira pronat shtetërore të Shqipërisë, për të krijuar aty kulla dhe për të marrë në këmbim disa zyra në shërbim të administratës. Më shumë se 200 mijë metër katror tokë do t’i kalohen Këshillit të Investimeve, AIC, e cila më pas mund të krijojë marrëveshje me privatët që mund t’i zhvillojnë pronat në ndërtesa tregtare.
Në vendim, shkruhet se Korporata e Investimeve mund të nisë me prishjen e objekteve sapo pronat të kalojnë në pronësi të saj.
Pjesa më e madhe e pronave që i dhurohen privatit janë në fakt institucione funksionale të shtetit.
Disa nga hapësirat që do të jepen:
Një ndër më të rëndësishme për shkak edhe të lokacionit është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në rrugën që lidh ish-Bllokun me Liqenin. Ndërtesa e ASHK-së ka një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë m2. Sipërfaqja prej 7.500 m2 e ASHK-së në zonën pranë Don Boskos, do të vendoset po ashtu në dispozicion të privatëve.
Rreth 3.000 m2 në zonën e Pazarit të Ri, njohur si ish-ATSH, janë pjesë e listës që qeveria do t’i dhurojë ndërtuesve.
9.800 m2 në zonën e Komunës së Parisit, do të jepen për të ndërtuntratës për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të investimit,” shkruhet në vendimin që mban firmën e kryeministrit.
Pak javë më parë, qeveria miratoi në Kuvend një tjetër ligj që lidhet me kalimin e pronës publike tek privati me qëllim investimet luksoze. Pra, qeveria i jep falas tokë publike një investitori, edhe nëse aty ka një godinë, e cila në rast miratimi, shembet. Ligji u kundërshtua fort nga opozita që kërcënoi se do ta çonte atë në gjykatën Kushtetuese.
Projekti i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit
Një plan më i detajuar nga AKPT, tregon se nuk do të jepet vetëm sipërfaqja e godinave të lartpërmendura, por edhe hapësira përreth tyre, që është tokë publike e lirë.
Specifikisht, në kuadër të projektit me emrin “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”, p.sh tek Komuna e Parisit, godina e DSHQ-së është vetëm 9.800 m2, por AKTP planifikon të ofrojë më shumë se 30 mijë m2 tokë.
Po ashtu, në rastin e zyrës së Arsimit Parauniversitar në bulevardin Zhan D’Ark, godina e së cilës është pothuajse 3 mijë m2, projekti parashikon dhënien e më shumë se 50 mijë metrave2, sepse aq parashikohet të jetë e nevojshme për ndërtimin e një kulle 41 kate. Godina e Inxhinierisë në 21-sh është 3 mijë m2, por do të jetë në ‘shitje’ një sipërfaqe prej 40 mijë m2, për një ndërtes 40 katëshe.
AKTP-ja thotë se ky model është një “fitore e ndërsjelltë” (“win-win”), ku privatët përfitojnë pronat, ndërsa shteti zyrat.
Armë apo gjalpë?Nga Moisés Naim
Vitin e kaluar, shpenzimet ushtarake globale u rritën me gati 7%, duke shënuar rritjen më të madhe që nga viti 2008, sipas studiuesve në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.
Së bashku, qeveritë shpenzuan mbi 2.4 trilionë dollarë për personelin ushtarak, pajisjet dhe armatimin.
Ka shumë përdorime më të mira për burimet në këtë shkallë. Në nivel global, kombet shpenzojnë nëntë herë më shumë për përpjekjet ushtarake sesa për të luftuar urinë. Në të vërtetë, shpenzimet ushtarake globale po i afrohen 2.5-3 trilionë dollarëve që Kombet e Bashkuara vlerësojnë se do të ishin të nevojshme për të arritur të gjitha Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Këto synime përfshijnë zhdukjen e urisë dhe ofrimin e shërbimeve të energjisë elektrike, higjienës, shëndetit dhe arsimit për të gjithë në mbarë botën. Ne mund t’i kishim arritur të gjitha këto, por nuk e arritëm, sepse në vend të kësaj i shpenzuam paratë për armë.
“Dividenti i paqes” i mirëpritur kaq ngrohtësisht në vitet 1990 pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, me rënien e Bashkimit Sovjetik që reduktoi nevojën për shpenzimet e armëve, duket një kujtim i largët. Në vend të kësaj, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe në përgjigje të një Kine të pabindur fuqitë globale i kanë ridrejtuar burimet drejt përpjekjeve ushtarake që mund të kishin përmirësuar jetën e qindra milionë njerëzve.
Ky trend është global. Secila prej 10 fuqive të mëdha të botës rriti ndjeshëm buxhetet e tyre ushtarake në vitin 2023. Shpenzimet ushtarake të Rusisë u rritën me 24%, duke arritur në total 13 herë buxhetin e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili ndihmon ata që janë në prag të urisë. Ukraina, nga ana e saj, rriti shpenzimet e saj ushtarake me 51% në 65 miliardë dollarë, trefishi i buxhetit që UNICEF-i cakton për fëmijët më të privuar në botë.
Nuk është çudi që vendet në mes të një lufte me armë zjarri po rrisin buxhetet e tyre ushtarake. Megjithatë, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka pasur pasoja globale, duke i shtyrë qeveritë kudo që të armatosen gjithashtu. Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara rritën shpenzimet e tyre në 916 miliardë dollarë, duke zënë 38% të totalit të shpenzimeve ushtarake në botë.
Shpenzimet ushtarake të Kinës, megjithëse ende më pak se një e treta e Amerikës me “vetëm” 296 miliardë dollarë – ekuivalente me 70 herë më shumë se shpenzimet globale për kontrollin e malaries – megjithatë po rriten me shpejtësi, me një normë prej 6% në vit krahasuar me 2.4% në SHBA. Hendeku ushtarak midis këtyre dy fuqive udhëheqëse po ngushtohet çdo vit. Çfarë mund të ndodhë kur mbyllet fare, askush nuk mund ta thotë.
Shumë argumentojnë se kjo garë armatimi u bë e pashmangshme ditën kur Vladimir Putin vendosi të destabilizojë Evropën duke pushtuar Ukrainën. Presidenti francez Emmanuel Macron pohon fuqishëm se, duke pasur parasysh kërcënimin rus, Evropa nuk mund të vazhdojë të mbështetet vetëm në një Uashington që po rrotullohet gjithnjë e më shumë drejt Paqësorit në përgjigje të ambicieve të forta gjeopolitike të Kinës.
Edhe fuqitë modeste ushtarake po rrisin buxhetet e tyre ushtarake. Spanja, për shembull, rriti shpenzimet e saj të mbrojtjes me 2 miliardë dollarë vitin e kaluar – një shumë e ngjashme me atë që e gjithë bota është zotuar për të lehtësuar krizën humanitare të shkaktuar nga Lufta Civile në Sudan.
Vendet që u detyruan në pacifizëm pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore tani po përgatiten në mënyrë aktive për konflikt të mundshëm të armatosur. Japonia, për shembull, po rrit me shpejtësi buxhetin e saj ushtarak dhe parashikohet të bëhet fuqia e tretë më e madhe ushtarake deri në vitin 2027. Gjermania ka bërë një ndryshim drastik në politikën e saj ushtarake, duke blerë një flotë të shtrenjtë avionësh luftarakë F35 dhe komandë digjitale të avancuar dhe – sistemet e kontrollit.
Në një botë më të rrezikshme është e natyrshme që qeveritë të ndjejnë presion të fortë për t’u armatosur, megjithatë kjo mbetet një tragjedi. Një arsye për suksesin e jashtëzakonshëm ekonomik dhe social të Japonisë dhe Gjermanisë pas vitit 1945 është se këto vende u ndaluan të shpenzonin burime të pakta për forcat e tyre të armatosura, duke i lejuar ata të forconin ekonomitë dhe shoqëritë e tyre.
E justifikuar apo jo, e nevojshme apo jo, kjo garë armatimi na bën të gjithëve më të varfër.
Burimi: El Pais
Shënim*: Moisés Naim është një gazetar dhe shkrimtar venezuelian. Ai shërbeu si kryeredaktor i revistës “Foreign Policy” për 14 vjet
Luiz Ejlli milioner! Shifra e pabesueshme e pasurisë së këngëtaritLuiz Ejlli po shijon jetën si “fitues” dhe jo vetëm i Big Brother Vip Albania.
Nga muzika në kontrata marketingu, këngëtari ka arritur në pak kohë një pasuri miliona euroshe. Sipas gazetareve te RTSH, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave.
Shifra mbetet e pakonfirmuar, ndonëse dhe më herët menaxherët e koncerteve tregonin se brenda një nate Luiz Ejlli paguhej 30 mijë euro. Vetëm si imazh i pijes energjetike, përflitet se ka nënshkruar një kontratë 100 mijë eurosh gjithashtu. Aq sa fitoi edhe në BBVA 2.
Tenderi 75 mln lekë / Fjalimet e Kuvendit do të zbardhen nga Inteligjenca ArtificialeFjalimet në Kuvend apo komisionet ndërparlamentare do të zbardhen me anë të Inteligjencës Artificiale.
Në një tender 75 mln lekësh të shpallur nga vetë Kuvendi, parashikohet transkriptimi automatik i fjalimeve, me ndihmën e sistemit inteligjent.
“Zbatimi i një sistemi inteligjent transkriptimi dhe shënimet e të dhënave do të lejojnë Kuvendin e Shqipërisë të transkriptojë automatikisht seancat plenare, takimet e komisioneve, të agregojë, shënojë dhe grupojë regjistrimet e folësve, gjë që do të përparojë agjendën e forcimit të transparencës legjislative përmes Teknologjisë së Informacionit, por jo vetëm. Një sistem si ky do të bënte të mundur sfidën për një parlament digjital dhe do të siguronte rritjen e produktivitetit, transparencën e plotë në kohë reale, si edhe dhe do të mundësonte analizë të sintetizuar të punës së organeve të Kuvendit, siç është rekomanduar nga projektet e mëparshme të IPA-s”, thuhet në aneksin e tenderit.
Aty argumentohet se gjatë ditës prodhohet mesatarisht 10 orë audio në ditë dhe është e pamundur për ekipin e redaktorëve të Kuvendit, ku punojnë 20 persona, t’i zbardhin ato, pasi ka disa zhvillime paralelisht.
Tenderi përfshin blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video dhe mirëmbajtjen e tyre.
Kompanitë e interesuara për këtë shërbim, kanë vetëm një muaj kohë për paraqitjen e ofertave sipas kushteve të parashikuara.
Publikohet formacioni, si do të luajë Shqipëria ndaj AzerbajxhanitËshtë bërë publik formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës sot në orën 19:00 në Hungari ndaj Azerbajxhanit.
Në ndryshim nga ndeshja me Lihtenshtejnin, Sylvinho nga minuta e parë në këtë sfidë do të zbresin portieri Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, si dhe Seferi.
Ndërkohë, Sylvinho duket se po konsolidon për në formacionin ndaj Italisë, Brojën dhe Asanin, të cilët kishin pak minuta në këmbë kur u grumbulluan për Euro 2024.
Mirlind Daku, deri tani nuk është aktivizuar asnjë minutë dhe me shumë mundësi do të ketë hapësirë për të në pjesën e dytë në këtë miqësore.
Policia e Shtetit nxjerr në ankand makinat e konfiskuara. Rreth 16.445 mjete në shitjeMjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik.
Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit.
Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe në pikat e ndalimit administrativ të mjeteve rrugore gjenden 16.445 mjete, rreth 8.440 prej të cilave janë mjete rrugore që prej vitesh nuk u jepet një zgjidhje. Policia e Shtetit paguan një kosto financiare shtesë për strehimin e këtij numri të madh mjetesh në ambiente të marra me qira.
Mjetet e tilla përbëjnë një kërcënim të madh për njerëzit dhe mjedisin, pasi në rast zjarri apo shkarkimesh elektrike, dëmet do të ishin të konsiderueshme prej karburantit dhe lubrifikantëve që përmbajnë. Me qëllim shmangien e dëmit në vijim dhe konflikteve me pronarët e pikave të ndalimit administrativ të mjeteve, është mundësuar një zgjidhje për problematikën e krijuar në strukturat vendore të Policisë.
Por, si do të veprohet konkretisht me mjetet e konfiskuara?
Mjetet rrugore dhe ato të lundrimit, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi ose jo, si dhe mjete të tjera të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë, do kalojnë për procedura të mëtejshme për shitje në ankand nga Policia e Shtetit.
Të ardhurat e siguruara do të kalojnë në favor të buxhetit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ku një pjesë e këtyre të ardhurave do të përdoren për transferimin e këtyre mjeteve nga mjediset e pikave të bllokimit në ambientet e kesaj agjencie./Scantv
Arqile Bollano në krye të bashkisë, Beleri reagon nga burgu: Rama do pasuritë e HimarësNga burgu, Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, ka reaguar pasi në krye të Bashkisë së Himarës është komanduar Arqile Bollano. Ky i fundit u zgjodh me 12 vota pro pasi Pjervin Gjikuria u tërhoq nga gara.
Beleri shkruan se me këtë lëvizje, “kryeministri Edi Rama do pasuritë e Himares dhe po përdor një vegël të tij si ky lake i verbër”, e quan Beleri Bollanon.
“Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë në mënyrë të paskrupullt dhe nëpërmjet forcës së pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës duke caktuar si “kryetar të emëruar” një të pavotuar, një njeri që nuk përfaqëson askënd, një shërbëtor të pushtetit dhe një dështak në administrimin e Himarës. Vendosja në krye të Bashkisë e ndihmësit numër 1 të dështakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama do pasuritë e Himares, pronat e saj , ujin e saj, detin dhe vegël më të mirë për të grabitur se ky lake i verbër nuk mund të gjente!
Më tej, Beleri i drejtohet qytetarëve duke iu thënë se do të çojë para drejtësisë bandën, siç e quan ai, që po “uzurpon bashkinë”.
Hajdutllëku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milionë euro abuzime me tendera, është unaza që e mban për hunde të përzgjedhurin e Partisë në pushtet. I premtoj popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë që ka uzurpuar Bashkinë Himarë dhe abuzon çdo ditë me pushtetin e pamerituar, të vjedhur dhe të sajuar nëpërmjet makinacioneve politike të ulëta, do të dalë para drejtësisë me çdo kusht! Falenderoj nga zemra çdo qëndrestar, çdo këshilltar të ndershëm, çdo qytetar të Himarës që po i kundërvihet autokracisë se instaluar në vend dhe premtoj se do të angazhohem personalisht më fuqishëm se kurrë për të demaskuar dhe luftuar këtë kaste dhe regjim autokratik. Së bashku jemi më të fortë”, shkruan Beleri.
Kujtojmë se dy ditë më parë la postin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala. Bala e dorëzoi detyrën, rreth dy muaj pasi e kishte marrë. Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo shkruante se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”
Blerina Bala u zgjodh më 29 mars nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët e bashkisë, ai në detyrë, Jorgo Goro dh ai i zgjedhur Fedi Beleri ndodhen pas hekurave.