zoom

Day ArchiveDonald Trump shpallet fajtor nga gjykata. Për çfarë akuzohet ish-presidenti

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall këtë të enjte fajtor për 34 akuza që rëndojnë ndaj tij.

Referuar mediave të huaja, Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen.

Ky i fundit i kishte paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me Trump të një dekade më parë.

Diskutimet për akuzat ndaj Trump zgjatën dy ditë dhe në përfundim, trupa e përbërë nga 12 anëtarë jurie shpalli ish-presidentin fajtor, duke e bërë kështu Donald Trump ish-presidentin e parë që dënohet për vepër penale.

Gjyqtari Juan Merchan caktoi seancën e radhës dëgjimore më 11 korrik.

Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 14-vjeçari

Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika me njëri-tjetrin në Shijak.

Një 14-vjeçar u plagos gjatë sherrit, që nisi për motive të dobëta me një 20-vjeçar.

Ky i fundit u arrestua nga policia pas ngjarjes.

Nga ana e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

U qëllua me 5 plumba, kryeministri sllovak del nga spitali

Kryeministri sllovak Roberto Fico ka dalë nga spitali.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat sllovake, të cilat raportojnë se Fico është dërguar në banesën e tij në Bratislavë.

Të mërkurën e 15 majit pasdite ai u qëllua me pesë plumba nga një poet sllovak, 71-vjeçari Juraj Cintula.

Policia arrestoi sulmuesin në vend.

Sulmi ndaj tij u konsiderua atentat atentat nga autoritetet dhe ia doli të mbijetojë vetëm pasi iu nënshtrua menjëherë një operacioni pesë-orësh në spital.

Balla zbulon sa kriminelë shqiptarë fshihen në Dubai: Në javët në vijim presim…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli këtë të enjte për trendin e ndjekur nga kriminelët shqiptarë që fshihen në Dubai, duke shpëtuar kështu nga drejtësia shqiptare sepse mungon marrëveshja e ekstradimit.

Balla deklaroi në “Opinion” se në total janë identifikuar 20 personazhe të botës së krimit që janë strehuar në Dubai.

Në javët në vijim, shtoi ministri, Shqipërinë do ta vizitojë ministri i Drejtësisë të Emirateve të bashkuara, për të konkluduar marrëveshjen për ekstradimin.

“Kemi identifikuar 20 persona që kemi marrë konfirmimin që janë në Dubai persona që kemi në kërkim. Shanset që në atë shtet të ketë persona të paidentifikuar që të jenë brenda kufirit të tyre janë thuajse zero se kanë një sistem shumë të mirë të hyrjes në kufi.

Unë pres në javët apo muajt në vijim që ministri bin Zayed të vizitojë Shqipërinë për të vazhduar këtë dhe të gjejmë të gjitha instrumentat që jo vetëm nëse arrijmë të mbyllim marrëveshjen, por të gjejmë mundësitë që edhe pa marrëveshje, personat e akuzuar për krime të rënda, ne të kemi mundëisnë t’ia vëmë në dispozicion drejtësisë”, tha Tualant Balla.

Hap pas hapi/ Artan Hoxha tregon si u dhunua Sokol Mëngjesi. Agresorët japin para me fajde

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mëngjesin e të mërkurës, kur katër persona dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Në studion e “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tregoi se Mëngjesi është goditur edhe pasi ka rënë në tokë.

Pas kësaj, shtoi gazetari, agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtime të ndryshme.

Artan Hoxha konfirmoi se arsyeja pse Sokol Mëngjesi është dhunuar është çështja gjyqësore e përfaqësuar prej tij.

Trashëgimtarët e pronës që fituan gjyqin falë mbrojtjes ligjore të Sokol Mëngjesit kanë refuzuar të japin më pas pagesën për avokatin.

Dhunuesit, sipas Artan Hoxhës, janë njerëz të njohur sepse japin para me fajde.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Janë treguar barbarë, e vetmja gjë që kanë bërë është që kanë pritur të çojë djalin. Ka një frakturë që është shumë e madhe, ka patur një dorezë metalike. Në momentin e parë ka rënë pa ndjenja në tokë, pastaj kanë shkuar agresorët e tjerë dhe e kanë qëlluar me shkelma në kokë. Kjo duket që ka dhe një lloj urrejtje për ta bërë.

Ata janë larguar më këmbë, njëri ka marrë drejtim me automjetin, të tjerë me taksi drejt Astirit. E çuditshme është që autorët nuk kanë përdorur as maska. Avokati vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, fola me personelin mjekësor. Më shpjeguan që nuk mund të transportohet as me avion.

Është një avokat i formuar, profesionist. Edhe midis kolegëve ka një imazh shumë të mirë. Ka të gjitha çështjet e Kishës Ortodokse, ka çështjen e Begetit, e një biznesmeni izraelit. Në fillim avokati ishte koshient dhe foli.

Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.

Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.

Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet.

Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.

“E përshëndeta, nuk më foli” – Një nga dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi flet për ngjarjen

Dorian Alia, një nga të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka treguar versionin e tij për ngjarjen.

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha zbuloi në “Top Story” dëshminë e tij, duke treguar se sipas tij, dhunimi ndaj avokatit nuk ishte i planifikuar.

“Prokuroria më ka konfirmuar se ka sekuestruar një kontratë të 8 anëtarëve të familjes Sheqeri, dhe një kontratë e firmosur nga edhe nga Dritan Nano, që është trashëgimtarë nga ana e nënës.

Mëngjesi i ka përfaqësuar në të dyja shkallët dhe pasi është fituar gjyqi ai ka kërkuar dhe marrjen e përgjegjësive nga palët sipas kontratës, marrja e një sipërfaqe toke të caktuar, që është rënë dakord nga palët që do i jepej avokatit nëse fitohej çështja. Por Nano ka kundërshtuar për dhënien e kësaj prone sipas kontratës.

Dorjan Alia ka deklaruar se nuk ka bërë plan me vjehrrin e tij për këtë sulm, por se e ka parë rastësisht dhe pasi e ka përshëndetur dhe avokati nuk i ka folur, është nervozuar, sipas tij dhe e ka sulmuar. Po ashtu ka mohuar se e ka sulmuar me sende të forta”, deklaroi Anila Hoxha.

Vdes 64-vjeçari në Tiranë, e tërheq zvarrë një kafshë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Petrelë të Tiranës.

Policia njoftoi se një 64-vjeçar humbi jetën pasi u tërhoq zvarrë nga një kafshë.

Uniformat blu u njoftuan nga familjarët e tij, të cilët treguan se çfarë kishin parë.

Deklarimet e tyre janë ende të pazbardhura nga grupi hetimor, ndërsa po punohet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

Ngjarje e rëndë në Fier, 60-vjeçarin e zë korrenti

Një 60-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje në Fier.

Ai u dërgua në spital pa shenja jete, ndërsa policia njoftoi se ka dyshime se 60-vjeçarin e ka zënë korrenti.

Sipas grupit hetimor, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij.

Nga shtëpia luksoze, Françeska poston foto me djalin e saj

Si rrallë herë, Françeska Murati, ish-banore e Big Brother VIP, ka postuar foton me djalin e saj.

Ajo shfaqet me Charlin në krahët e saj, në kuzhinën e një shtëpie luksoze.

Si Françeska, ashtu edhe djali janë veshur njësoj, me një kostum të kuq.

Djali i saj nuk u bë pjesë e surprizave gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” për shkak se familja e saj jeton në Angli.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Françeska tha se ka kaluar një periudhë depresioni, pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj, duke shtuar se u ftoh në marrëdhënie edhe me bashkëshortin.

VIDEO/ Kamioni përplas policin në aksin Lezhë-Milot

Një aksident rrugor u shënua pasditen e kësaj të enjteje në aksin Lezhë-Milot.

Një kamion, që drejtohej nga një boshnjak, përplasi automjetin që drejtohej nga efektivi i policisë me inicialet Gj. V..

Ky i fundit sapo kishte përfunduar shërbimin kur u aksidentua.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, efektivi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Ndërsa shtetasi boshnjak u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.